LAJMI I FUNDIT:

Falet Fitër Bajrami, Tërnava: E dhimbshme ky namaz pa xhemat

Falet Fitër Bajrami, Tërnava: E dhimbshme ky namaz pa xhemat

Myslimanët e Kosovës po festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit, por për shkak të pandemisë COVID-19, nuk është organizuar falja e Fitër- Bajramit në xhamitë e Kosovës.

Ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë, në prezencë të një rrethi të ngushtë të zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.


Myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai iu drejtua opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, duke thënë se sot është me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë, pasi është hera e parë të Fiter Bajramit, po iu drejtohet pa xhemat dhe pa faljen e namazit të Fiter Bajramit.

Megjithatë, shtoi se besimtarët myslimanë në trojet tona dhe në mbarë botën, kanë arsye të ndihen të gëzuar, pasi festojnë njërën ndër festat më të rëndësishme në islam.

“Festa e Fitër Bajramit në vete ka edhe aspektin e solidaritetit, e bamirësisë, që kërkon kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për mbështetjen e ndihmën tonë. Kujdesi ndaj tjetrit e sidomos ndaj kategorive që kanë nevojë, është obligim i atyre që kanë mundësi të kontribuojnë. Andaj në këtë ditë feste kërkohet që të kemi kujdesin e duhur për fqinjin tonë në nevojë, për vëllezërit tanë në vështirësi dhe nuk mund të quhet festa e plotë kur fqinji apo vëllau jonë është në vështirësi“, tha ai.

Ai foli edhe për vendimet, siç i quajti të vështira, për të hequr dorë nga organizimet fetare.

“Agjërimi i sivjetëm është më i ndryshëm nga vitet e tjera e më e veçantë është edhe festa e Fitër Bajramit që po e përjetojmë sot për shkak të pandemisë që ka shkaktuat virusi COVID-19, i cili na ka privuar nga shumë aktivitete e organizime fetare. Qe një kohë për shkak të pandemisë, respektivisht për shkak të rrezikut që paraqet ky virus, jemi detyruar që të jemi të izoluar në familjet tona, të pezullojmë faljet e organizuara në xhamitë tona, të heqim dorë nga manifestimet publike, ashtu siç kemi hequr dorë nga manifestimet e falja e namazit të Fiter Bajramit. Të gjitha këto vendime jo të lehta janë marrë në të mirë të komunitetit tonë, në të mirë të shëndetit tonë, sepse këtë e kemi obligim e parim në fenë tonë“, tha ai.

Myftiu Tërnava lavdëroi institucionet që kanë treguar profesionalizëm, ndërsa qytetarët që kanë treguar përgjegjësi në kohën e pandemisë.

“Unë e kuptojë ndjesinë e besimtarëve se sot nuk janë në xhami për të madhëruar krijuesin e gjithësisë, nuk janë në manifestim anekënd Kosovës për të përjetuar kënaqësinë që ofron festa e Bajramit. Nuk janë këtu pranë njëri-tjetrit për ta uruar e përgëzuar gjithëpopullore jo vetëm ndër ne por edhe në tërë botën myslimane. Ky realitet paraqet një ndjesi jo të këndshme, megjithatë domosdoshmëri për të mirën tonë dhe për të mirën e shëndetit publik. Edhe pse kemi arsye për festë kur është në pyetje shëndetit publik dhe kur përballemi me rreziqet e përgjithshme, duhet vepruar e punuar përgjegjshëm e ndërgjegjshëm, ashtu siç kërkojnë institucionet tona profesionale. Në përballje me pandeminë, institucionet tona brenda mundësive kanë bërë më të mirën e mundshme për ta ruajtur shëndetin e popullatës tonë, për çfarë meritojnë mirënjohjen e respektin tonë. Ata Zoti i shpërbleftë, ndërsa ne edhe në këtë ditë feste i përgëzojmë për punën e mundin që kanë bërë“, tha ai, duke shtuar se falënderim të veçantë meriton populli jonë i mrekullueshëm, i cili me përgjegjësi të lartë zbatoi udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve tona përgjegjëse.

Kurse, në fund luti besimtarët që të kenë kujdes edhe për disa ditë.

“Në këtë ditë Bajrami ju ftojë që të keni durim edhe për pak kohë derisa ta kalojmë rrezikun nga virtusi COVID-19, ju ftoj që të shmangeni vizitat familjare, miqtë dhe farefisit, vetëm e vetëm me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë”, tha ai, duke lutur Zotin që sa më parë të kalojë pandemia dhe t’i kthehemi normalitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori