LAJMI I FUNDIT:

Faleminderit Gjermani!

Faleminderit Gjermani!

Mbrëmë në Parlamentin gjerman (Bundestag) deputetët i dhanë fund praktikës diskriminuese që impononte shtetasit e natyralizuar të dorëzojnë shtetësinë nga vendi i origjinës.

Me ligjin e aprovuar (pro votuan 463 deputetë dhe kundër ishin 111, ndërsa 1 abstenim), Gjermania, jo vetëm në rrafshin juridik bëhet më evropiane nga sa ishte deri dje..


Ky fakt do t’ju lehtësojë mundësinë e ruajtjes së shtetësisë kosovare shumë të rinjve tanë, duke ju mundësuar atyre tutje ruajtjen e lidhjeve shpirtërore me atdheun.

Lidhjet e mërgimtarëve me atdheun me këtë vendim nuk do të shkëputen – ato vetëm sa do të forcohen.

Ne kemi obligim të fuqizojmë edhe më shumë lidhjet me Gjermaninë dhe te lusim mërgimtaret tanë që të integrohen në shoqërinë gjermane, të jenë ura lidhëse edhe më te fuqishme në mes të Gjermanisë dhe Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e kjo për të mirën e dy popujve.

Faleminderit Gjermani!