LAJMI I FUNDIT:

Faktorët mbrojtës të nevojshëm që në pranverë

Faktorët mbrojtës të nevojshëm që në pranverë

Për shkak të veprimit të dëmshëm të rrezeve të diellit ndaj lëkurës, është e nevojshme që kujdesi për lëkurën të fillojë që në pranverë, ndërsa në muajt e verës është i domosdoshëm.

Pranvera paralajmëron rrezet e para ultravjollcë, të cilat te persona të ndryshëm mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

Edhe pse në pranverë rrezet kanë intensitet më të vogël, megjithatë edhe ky intensitet është një tregues i mjaftueshëm që lëkura duhet të mbrohet në mënyrë konstante, sidomos lëkura e fëmijëve.


Për këtë arsye, me lajmërimin e rrezeve të para pranverore është me rëndësi të lyhet dhe të mbrohet lëkura me preparate të cilat përmbajnë faktorë të cilët sigurojnë mbrojtje nga dielli. Varësisht nga kushtet e ekspozimit, rekomandohen faktorët SPF nga 20+ deri në 50+.