LAJMI I FUNDIT:

Fakte interesante të cilat mund të mos i keni ditur, disa prej tyre ju habisin

Fakte interesante të cilat mund të mos i keni ditur, disa prej tyre ju habisin

Jeta është plot befasi, marrëzi por edhe me fakte interesante.

Kur disa gjëra i dëgjojmë na duken si gënjeshtra të këqija që askush nuk do t’i besonte, por që në fakt janë të vërteta, transmeton Telegrafi.


Ekziston një peshkaqen që mund të jetojë deri në 500 vjet

Fjala është për peshkaqenin e ujërave të Grenlandës, që mesatarisht jeton deri në 272 vjet. Por disa prej tyre jetojnë deri në 500 vjet.

Libri i rekordeve Guiness është zbuluar për ta parandaluar grindjet nëpër kafiteri

Versioni zyrtar i librit të rekordeve Guiness, që numëron gjatë vitit të gjitha rekordet e arritura nga fushat e ndryshme nëpër botë, është zbuluar për vetëm një qëllim – të zgjidh misterin se cili zog fluturon më shpejtë.

Njëri nga “grindësit” ka qenë është Sir Hugh Baver, drejtori i birrarisë “Guiness”, i cili ka pranuar se një përgjigje e tillë është pothuajse e pamundur të konfirmohet, dhe kështu filloi të marr shënime, dhe si pasojë e kësaj ky libër “lindi” në vitin 1955.

Një lloj i gjeldetit shumohet vetvetiu

Fjala është për një formë të riprodhimit aseksual, ku embrionet mund të zhvillohen pa fekondim. Parto-gjenetika është shumë e rrallë në mesin e zogjve, kurse shfaqet edhe tek disa lloje të bimëve, insekteve dhe peshqve.

Fëmijëve nuk iu formohen plotësisht gjunjët derisa nuk mbushin tre vjet

Tek fëmijët, ky është një proces shumëvjeçar, kurse kjo pjesë e skeletit quhet “patella”. Përbëhet nga një copëz që formohet tek fëmijët qysh në vitin e tretë të lindjes, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë më shumë pemë në Tokë sesa yje në galaktikë

Numri i pemëve është me të vërtetë shumë i madh, kurse NASA vlerëson së në galaktikën tonë, rrugën e qumështit, ekzistojnë 100 deri në 400 miliardë yje. Ndërkaq sipas disa vlerësimë, në Tokë ekzistojnë më shumë se tre trilionë pemë.

Oksfordi është më i vjetër se Perandoria Asteka  

Tingëllon si diçka e pabesueshme, por është e vërtetë. Perandoria Astek është themeluar në vitin 1428, kurse Universiteti i Oksfordit në vitin 1096.

Afati i përdorimit të mjaltit është i pakufizuar

Mjalti ka vërtetë një përbërje të përsosur kimike që i ndihmon të mos prishet kurrë. Në të asgjë nuk mund të jetojë, dhe për këtë arsye as bakteret nuk mund të gjejnë “strehë” për ta prishur. Disa kilogramë mjaltë që vlerësohet të jetë mbi 5 mijë vite e vjetër janë gjetur së fundmi, dhe ishte i freskët sikur të ishte futur sot në kavanoz.

Forcat ajrore të ushtrisë amerikane kanë humbur një bombë bërthamore

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku ajo gjendet. Piloti i forcave ajrore e kishte lëshuar diku në det afër qytetit Savana në Georgia, pasi ishte përplasur me një aeroplan tjetër në vitin 1958. Marina amerikane e kishte kërkuar për muaj të tërë, por pa kurrfarë suksesi.

Ushtria amerikane vazhdon të pretendoj se do të ishte më së miri dhe më sigurt, që ajo kurrë më të mos kërkohet dhe preket. Megjithatë, në një raport të vitit 2001, thuhet se ajo nuk përbën kurrfarë rreziku. /Telegrafi/

 

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori