LAJMI I FUNDIT:

Fakte interesante për pavarësinë e Amerikës: Pse festohet më 4 korrik?

Fakte interesante për pavarësinë e Amerikës: Pse festohet më 4 korrik?

Çdo vit më 4 korrik, amerikanët mblidhen për të festuar Ditën e Pavarësisë, e cila ka një kuptim të thellë në historinë e kombit amerikan.

Më 4 korrik të vitit 1776, Kongresi Kontinental miratoi Deklaratën e Pavarësisë, një dokument që shpalli ndarjen e trembëdhjetë kolonive amerikane nga Britania e Madhe. Deklarata përvijoi parimet themelore të demokracisë, të drejtave individuale dhe lirisë që përbëjnë themelin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Amerikanët festojnë 4 korrikun për nder të këtij njoftimi revolucionar, i cili hapi rrugën për lindjen e një kombi të ri. 4 korriku është një kujtesë e vlerës që amerikanët e konsiderojnë më të rëndësishmen – lirinë. Amerikanët festojnë aftësinë për të ushtruar të drejtat e tyre, si liria e fjalës, religjionit dhe tubimeve, raporton radio amerikane, npr.

Festimet e 4 korrikut simbolizojnë luftën e vazhdueshme për të ruajtur dhe mbrojtur këto liri, transmeton Telegrafi.

Flamuri amerikan ndriçon ndërtesën e Presidencës dhe Kuvendit
Lexo po ashtu Flamuri amerikan ndriçon ndërtesën e Presidencës dhe Kuvendit

Dita e Pavarësisë është një ngjarje që kapërcen ndarjet politike dhe bashkon amerikanët. Është një ditë kur njerëz nga të gjitha sferat e jetës, pavarësisht nga origjina apo besimi i tyre, i bashkohen festës.

Komunitetet organizojnë parada, karnavale dhe fishekzjarrë, duke nxitur një ndjenjë identiteti dhe uniteti të përbashkët.

Këtu janë disa fakte interesante rreth Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

1. Ka 27 versione të ndryshme të flamurit nga viti 1777 deri në 1960
Nga këto 27 ndryshime, 25 prej tyre iu bënë vetëm yjeve në flamur. Që nga viti 1818, numri i yjeve në flamur, sipas ligjit, duhet të pasqyrojë gjithmonë numrin e shteteve në Shtetet e Bashkuara.

Ylli i fundit që u vendos në flamur ishte ai për Hawaiin pasi u pranua në vitin 1959.

2. Jashtë vendit ka festime të shumta të Ditës së Pavarësisë së SHBA
Festimet e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara zhvillohen në Danimarkë, Norvegji, Irlandë dhe Australi. Madje, në këto vende organizohen edhe koncerte, ku të pranishëm janë zyrtarët shtetëror.

3. 4 korriku është një ditë e madhe për dyqanet
Këtë vit, amerikanët pritet të shpenzojnë rreth 9.5 miliardë dollarë vetëm për ushqim ndërsa në vitin 2022 u shpenzuan 2.3 miliardë dollarë për fishekzjarrë.

Para Luftës Civile, konsiderohej jopatriotike që bizneset të qëndronin të hapura më 4 korrik.

4. Ndjenjat e krenarisë dhe patriotizmit në SHBA janë në nivele të ulëta
Sipas një sondazhi të Gallup të vitit 2022, vetëm 38 për qind e amerikanëve e konsiderojnë veten jashtëzakonisht krenarë që janë amerikanë.

Megjithatë, sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë, rreth 87 për qind e amerikanëve po planifikojnë të festojnë këtë vit Ditën e Pavarësisë.

Hovenier falënderon Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së në Prishtinë
Lexo po ashtu Hovenier falënderon Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së në Prishtinë

5. Shfaqjet e fishekzjarrëve mund të përkeqësojnë cilësinë e ajrit
Ndërsa New Yorku po lufton për cilësinë e ajrit shkaku i tymit të zjarreve në Kanada, ekziston shqetësimi se si disa shfaqje të mëdha fishekzjarresh mund të kontribuojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit.

Disa rajone po eksperimentojnë që spektaklet t’i zhvillojnë me dron për të zëvendësuar shfaqjet tradicionale të fishekzjarreve.

6. Festimet e 4 korrikut do të thotë më shumë punë për spitalet
Dhomat e urgjencës amerikane shohin një rritje të madhe të punës. Lëndimet shkaku i fishekzjarreve janë ndër arsyet më të zakonshme që shtohet numri i njerëzve që kërkojnë trajtime mjekësore.

Rreth 29 për qind e lëndimeve ndodhin në duar dhe gishta. Rreth 10,200 njerëz u lënduan shkaku i fishekzjarreve në vitin 2022.

7. SHBA nuk është i vetmi vend që feston lirinë më 4 korrik
Është gjithashtu Dita e Çlirimit në Ruandë, dhe është Dita e Republikës në Filipine.

8. Nuk ka qenë kurrë më e lehtë të festosh nga shtëpia
Transmetimet e drejtpërdrejta të festimeve të Ditës së Pavarësisë së këtij viti do të ndodhin në të gjithë vendin.

“A Capitol Fourth” i këtij viti do të transmetojë festime nga Uashingtoni, D.C. Do të shfaqen ngjarje të drejtpërdrejta nga shumë qytete të vendit – dhe do të përfshijë atë që organizatorët e quajnë “shfaqja më e madhe e fishekzjarreve në vend”.

9. Ka një argument që Dita e Pavarësisë duhet të festohet më 2 korrik
Kongresi Kontinental votoi për pavarësinë më 2 korrik 1776, por nuk e miratoi dokumentin e Deklaratës së Pavarësisë deri më 4 korrik 1776.

Njëri ndër themeluesit të SHBA-së, presidenti i dytë amerikan, John Adams kishte thënë: Festa zyrtare duhet të jetë më 2 korrik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori