LAJMI I FUNDIT:

Fajon: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë momentumin politik për zgjerim të BE-së

Fajon: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë momentumin politik për zgjerim të BE-së

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është kërkuar të shfrytëzojnë momentumin e krijuar dhe të jenë të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, në panelin me përfaqësues të BE-së dhe kryediplomatëve të gjashtë vendeve të rajonit, u tha se zgjerimi është prioritet në BE.


Këtë e mirëpritën përfaqësuesit e vendeve të rajonit, derisa kërkuan mbështetje shtesë të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Nikoqirja e samitit, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se tani është momentumi politik për zgjerim të BE-së dhe se këtë duhet ta shfrytëzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi një momentum unik politik. Prandaj për këtë data është diçka që mund të fillojmë të mendojmë ndryshe. Kemi maturitetin dhe krijimtarinë ose kreativitetin politik. Mesazhi se BE-ja do të jetë e gatshme deri në vitin 2030 është historik nëse e shohim në aspektin optimist po themi”, tha ajo.

Në linjë të njëjtë u shpreh edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Jemi me fokus të plotë te zgjerimi. Mesazhi për rajonit është që mos e humbni këtë mundësi… Ju i bëni detyrat e juaja dhe ne i bëjmë detyrat tona. Kështu e ndjejë unë momentumin”, tha ai, transmeton KP.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Shqipërisë për Evropë dhe Çështje të Jashtme, Megi Fino, tha se deklaratat e presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, japin një motivim shtesë për Ballkanin.

Por, ajo tha se duhet pasur edhe afate e orare të përcaktuara, e jo vetëm një datë përfundimtare, vitin 2030.

“Procesi nuk ka qenë asnjëherë i duhur. Ka qenë ose tepër teknik ose tepër politik me çështje bilaterale që pengojnë veprimet, por që po shohim se ka ndryshuar. Në aspektin pozitiv ne kemi mbështetje të plotë sa i përket procesit të integrimit evropian dhe tash procesi po vazhdon”, tha ajo.

Afatin për zgjerim të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor deri ne vitin 2030 e mirëpriti edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Ajo deklaratë e djeshme ka pas jehonën e vet në Maqedoni të Veriut. Më pëlqen shumë siç e tha Tanja-si premtimi i Bledit 2030. Kjo është shumë me rëndësi pasi e kemi kërkuar këtë”, tha ai.

Ndërkaq, më skeptik për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Nuk ka shumë kuptim që të mbahen organizime të tilla më. Ju nga Brukseli nuk e dini se ne duam të hymë në BE? Do të isha shumë i gëzuar që ju t’i kushtonit më shumë vëmendje në vitet 90-ta para luftës që të ofroni si alternativë integrimin evropian… Para 10 viteve kam qenë këtu me Hashim Thaçin dhe Catherine Ashton kam nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe nuk zbatohet. Çfarë autoriteti ka BE-ja tash si garantuese e asaj marrëveshje”, tha ai.

Në panel ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila nënvizoi se Kosova është e gatshme për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori