LAJMI I FUNDIT:

I fajësoi për mosrënien e çmimeve, nga LDK-ja i reagojnë Muratit: Shko në shtëpi

I fajësoi për mosrënien e çmimeve, nga LDK-ja i reagojnë Muratit: Shko në shtëpi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka fajësuar të shtunën Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për çmimet tavan, duke thënë se ky veprim ka bërë që shumë produkte vazhdojnë të mbajnë çmim të lartë, përtej normales.

E lidhur me këtë deklaratë ministrit Murati i kanë reaguar ashpër zyrtarë të LDK-së.


Murati: Çmimet kanë filluar t'i kthehen normalitetit, por ka ende produkte të cilat vazhdojnë të kenë çmimet përtej normales
Lexo po ashtu Murati: Çmimet kanë filluar t'i kthehen normalitetit, por ka ende produkte të cilat vazhdojnë të kenë çmimet përtej normales

Ish-ministrja dhe deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, duke e quajtur patetik i është drejtuar Muratit me fjalët “shko në shtëpi se kjo nuk është punë për ty”.

“Ju shkoj mandati me vaj në buzë. Duhesh me qenë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se ‘LDK-ja s’po me len me punu’. Le ministër, shko në shtëpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se LDK-ja çdo herë ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës së vendit.

“Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë. Ju s’keni qenë në gjendje të ndërmerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundërthënës edhe vetën”.

Dhe në fund, deputetja ka pasur edhe një “këshillë të sinqertë” për Muratin.

“Mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër  ‘LDK-ja i ka fajet’, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës”, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se në Kosovë kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë për të ndërhyrë në treg me masa fiskale.

“Ministër Murati, qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tuaj, e LDK po ju tregon sa i paaftë je! Ja disa fakte: Çmimi i naftës zbriti pa pasur nevojë për ligj; çmimi i hekurit por edhe i materialeve ndërtimore zbriti po ashtu. Lufta në Ukrainë po vazhdon, dmth edhe ky argument që e përdornit, ju iku”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Në Kosovë, kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë me ndërhy në treg me masa fiskale. Juve ju shkoi mandati duke fajësuar të tjerët për paaftësinë tuaj!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori