Fajde në Suharekë, arrestohet një i dyshuar – i gjenden armë dhe narkotikë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për fajde.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, ndërkaq të dyshuarit i janë konfiskuar armë dhe narkotikë.
“Më 16.04.2025 DHKR me DHTN në bashkëveprim me Prokurorin Themelore Prizren kanë kontrolluar shtëpinë–objektet përcjellëse, automjetin dhe një banesë me qira e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike me 81 copë fishekë, një automjet, 1 kg e 57 gram narkotikë të llojit marihuanë, një peshore elektronike, dy grinder, dhe dy telefona mobil”, thuhet në raport.
Është arrestuar i dyshuari, i cili po ashtu është i dyshuar edhe për veprën penale fajde dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/










































