LAJMI I FUNDIT:

Facebook nën hetime për shkak të ‘mbytjes’ së konkurrencës në SHBA

Facebook nën hetime për shkak të ‘mbytjes’ së konkurrencës në SHBA

Facebook është vënë nën hetime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përcaktuar nëse gjiganti i rrjeteve sociale “e ka mbytur konkurrencën dhe i ka vënë përdoruesit në rrezik”.

Lajmin u bë i ditur nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, në emër të një koalicioni të përfaqësuesve nga disa shtete.


“Edhe platforma më e madhe e medieve sociale në botë duhet të ndjekë ligjin dhe të respektojë konsumatorët”, deklaroi James.

Vetë Facebook pretendon se njerëzit kanë “zgjedhje të shumta” kur bëhet fjalë për përdorimin e shërbimeve online.

“Nëse ne ndalojmë inovacionin, njerëzit mund ta lënë lehtë platformën tonë. Kjo e nxjerr në pah konkurrencën me të cilën përballemi, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në të gjithë botën”, tha Will Castleberry, nënkryetar i Facebookut për politikën shtetërore dhe lokale.

Pjesë e hetimi janë bërë zyrtarët shtetërorë në Kolorado, Florida, Ajoa, Nebraska, Karolinë e Veriut, Ohajo dhe Tenesi.

Platforma sociale po përballet ndërkohë edhe me një hetim rreth konkurrencës nga Komisioni Federal i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori