Rrjeti social ka raportuar se numri i përdoruesve të saj ka arritur në 1.056 miliardë përdorues gjatë tre muajve të fundit të 2012. 

 


Screen Shot 2013 01 30 at 2 08 45 PM

Gjithashtu ka raportuar se përdoruesit mujor aktivë në faqe, të cilët janë qasur nga telefonat mobil për herë të parë i kanë tejkaluar ata që faqen e kanë shfletuar nga kompjuterët personal.  Më saktësisht, shumica prej 618 milionë përdoruesve aktivë në ditë qasen në faqe nga telefonat e tyre mobil. 

Shifra prej 1.056 miliardë përdoruesve paraqet një rritje prej 24.97 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011, ndërsa rritja më e madhe vjen nga Azia, përkatësisht Japonia. 

Ndërkaq, Facebook ka thënë se numri i përdoruesve ditor aktivë ka arritur në 618 milionë njerëz, një rritje kjo prej 34 milionë përdoruesve, krasuar me tremujorin paraprak. / Telegrafi /