LAJMI I FUNDIT:

Facebook edhe në Kinë?

Facebook edhe në Kinë?

Njëri prej themeluesve të Facebook, apo njeriu i vitit sipas Time Magazine – Mark Zuckerberg, gjatë vizitës së tij në Kinë është takuar me drejtorin ekzekutiv të kompanisë së atjeshme – Baidu.

Baidu është motori më i njohur i kërkimit në Kinë, dhe sipas të dhënave të muajit tetor, ky motor kërkimi mban 72.9 për qind të tregut, krahasuar me Google e cila ka vetëm 24.6 për qind.

Drejtorët ekzekutiv të dy kompanive, përmes përfaqësuesve të tyre e kanë konfirmuar takimin, mirëpo që asnjëri prej tyre nuk e di arsyen se pse është mbajtur ky takim, dhe se për çka saktësisht është biseduar.


Facebook është njëra ndër faqet e shumta që janë bllokuar në Kinë, pas Twitter dhe YouTube, dhe kjo është njëra ndër shkaqet që e vështirëson zbulimin e qëllimit të këtij takimi.

Thuhet se arsyet e vizitës së Zuckerberg janë krejtësisht private, mirëpo se a do të ketë ndonjë bashkëpunim mes këtyre dy kompanive, ende mbetet të shihet. / Telegrafi /