LAJMI I FUNDIT:

Facebook e largon fotografinë ofenduese për Shkodran Mustafin (Foto)

Facebook e largon fotografinë ofenduese për Shkodran Mustafin (Foto)

Gazetari problematik nga Maqedonia ka vazhduar të ofendojë shqiptarët. Mbrëmë ai është kapur për djaloshin nga Gostivari, i cili bëri krenarë shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të ‘pancerëve’ në Euro 2016.

Ai mbrëmë në Facebook shkroi ”Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve” shkruan gazetari problematik, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Milenko Shkodran

Pas raportimeve për gjuhë të urrejtjes, Telegrafistat na informojnë se ju ka mbërritur raport nga Facebook Community Standards se fotografia është larguar.
”E kemi shqyrtuar raportin tuaj për ngacmim. Pasi që ka thyer rregulloren tonë për standardet shoqëror, ne e kemi larguar fotografinë. Ju faleminderit për raportimin. Ia kemi bërë me dije Milenkos se e kemi larguar fotografinë por nuk i kemi treguar për personin që ka raportuar.” shkruhet në raportin e Facebook Community Standards.

Facebook Community Standards

Ndryshe, Milenko njihet si ofenduesi më i madh i shqiptarëve duke thënë ”shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Milenko ofendon rëndë Shkodran Mustafin (Foto)