LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe Instagram bien përsëri te disa përdorues, për herë të dytë gjatë kësaj jave

Facebook dhe Instagram bien përsëri te disa përdorues, për herë të dytë gjatë kësaj jave

Instagram, Facebook dhe Messenger kanë rënë për disa përdorues për herë të dytë në një javë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërprerja e së premtes ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.

Sipas Down Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.


Kjo nuk ishte hera e parë që ‘doli nga sistemi’ – a e dini se dikur Facebook ‘kishte qenë në terr’ për gati një ditë të tërë?
Lexo po ashtu Kjo nuk ishte hera e parë që ‘doli nga sistemi’ – a e dini se dikur Facebook ‘kishte qenë në terr’ për gati një ditë të tërë?

Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook.

Facebook Messenger nuk duket të jetë aq i prekur, me pak më shumë se 800 njerëz që raportuan ndërprerje.

Ndryshe, të hënën, pas më shumë se gjashtë orësh “jashtë linje”, Facebook u përball me atë që po vlerësohej si një nga ndërprerjet më të këqija në historinë e kompanisë.

Kjo ishte një ndërprerje që gjithashtu shkatërroi platformat e tjera kryesore të mediave sociale të gjigantit të teknologjisë, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Si pasojë e këtij dështimi, aksionet e Facebook ranë 5% mes një shitjeje më të gjerë të teknologjisë.

Kështu, siç është thënë, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg humbi 5.9 miliardë dollarë të hënën, sipas një vlerësimi të Forbes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori