Facebook bllokon përdoruesit australianë, përfshirë mediat – nuk do të kenë mundësi as të shikojnë e as të shpërndajnë lajme

Facebook ka bllokuar përdoruesit australianë të platformës së tij nga leximi dhe shpërndarja e lajmeve lokale dhe ndërkombëtare, në fushatën e saj kundër planeve të qeverisë për të detyruar gjigantët e teknologjisë të paguajnë botuesit për përmbajtjen e tyre të lajmeve.
“Ligji i propozuar keqkupton thelbësisht marrëdhëniet midis platformës sonë dhe botuesve që e përdorin atë për të ndarë përmbajtjen e lajmeve”, ka thënë Facebook në një postim në blog duke njoftuar këtë hap, përcjell Telegrafi.
“Kjo na ka lënë të përballemi me një zgjedhje të zymtë: të përpiqemi të pajtohemi me një ligj që injoron realitetet e kësaj marrëdhënieje, ose të ndalojmë lejimin e përmbajtjes së lajmeve në shërbimet tona në Australi. Me keqardhje, ne po zgjedhim këtë të fundit”.
Ndryshe, Australia po përpiqet të bëjë që kompanitë e teknologjisë, përfshirë Facebook dhe Google, të paguajnë për lajmet që shpërndahen gjerësisht në faqet e tyre, pasi po “gllabërojnë” të ardhurat nga reklamat që dikur mbështetnin botuesit.
Ligji do t’i detyrojë ata të bëjnë marrëveshje me kompani mediatike ose të vendosin tarifa për to.
Ndërkohë Google ka kërcënuar të tërheqë shërbimet e saj të kërkimit nga Australia, por në të njëjtën kohë gjithashtu ka filluar të sigurojë marrëveshje për ndarjen e të ardhurave me botuesit.
Por Facebook këmbëngul se marrëdhënia e tij me industrinë e lajmeve është krejtësisht e ndryshme.
“Botuesit me dëshirë zgjedhin të postojnë lajme në Facebook, pasi kjo u lejon atyre të ‘fitojnë’ më shumë abonues, të rrisin audiencën e tyre dhe të rrisin të ardhurat nga reklamat”, ka thënë Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shqipëria ndali qasjen në TikTok – VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat – por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës