Mohamed Salah ka shpërthyer pas disa ndeshjeve ku mbeti në stol nga trajneri Arne Slot dhe largimi i tij nga Liverpooli duket se po afrohet.

Sipas Fabrizio Romano, situata rreth Mohamed Salah ka marrë një kthesë të fortë pas komenteve të tij të fundit pas barazimit dramatik ndaj Leeds United.


Deklaratat e sulmuesit egjiptian, të cilat lanë të kuptohej për një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin Arne Slot, kanë bërë që gjasat për largimin e tij në afatin kalimtar të janarit të rriten ndjeshëm.

Romano tha në kanalin e tij në YouTube: “Ekziston një shans konkret që Salah të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit".

Reagimi i menjëhershëm i Mo Salah pasi Arne Slot e la përsëri në stol flet shumë telegrafi.com

Ai shtoi se, pavarësisht situatës së ndërlikuar, ylli egjiptian e respekton Liverpoolin.

“Salah respekton Liverpoolin, tifozët e tyre, klubin, ai nuk ka filluar asnjë negociatë zyrtare me sauditët. Liverpooli nuk ka marrë asnjë propozim deri më tani, kështu që për momentin nuk ka asnjë ofertë midis tyre. Por interesi nga sauditët mbetet".

Romano kujtoi se interesimi nga Arabia Saudite është i hershëm.

“Ata e donin Salahun vitin e kaluar, por ai vendosi të qëndronte. Ai mbetet një temë për sauditët me siguri", përfundoi Romano. /Telegrafi/

telegrafi sport app