Rënia në aktivitetin prodhues të Eurozonës u përmirësua sërish muajin e kaluar duke treguar se më e keqja mund të ketë kaluar.
Sipas një sondazhi, Indeksi i Menaxhimit të Blerjeve (PMI) të S&P Global u ngjit në nivelin më të lartë në pesë muaj.
“Megjithëse prodhuesit e Eurozonës vazhduan të raportojnë rënie të prodhimit dhe përkeqësim të porosive në janar, situata është dukshëm më e ndritshme sesa nivelet më të ulëta të tetorit të kaluar. Jo vetëm që shkalla e rënies së prodhimit ka qenë në nivele të kontrolluara për tre muaj rresht, por optimizmi i biznesit për vitin e ardhshëm është rritur gjithashtu gjatë tre muajve të fundit”, tha Chris Williamson, kryeekonomist në S&P Global.
Eurozona u rrit në tre muajt e fundit të 2022, duke arritur të shmangë një recesion, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.1 për qind në tremujorin e katërt. Kjo performancë shumë e mire u arrit pavarësisht peshës së madhe në ekonomi të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së normave të interesit.
Indeksi që pasqyron çmimet e prodhimit u rrit pak, por gjithsesi mbetet në mënyrë konstante nën nivelet e dy viteve të fundit.
Kjo ka të ngjarë të mirëpritet nga politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane, të cilët kanë hasur vështirësi në arritjen e nivelit të synuar të inflacionit prej 2 për qind, ndërkohë që nga të dhënat zyrtare pritet se inflacioni i muajit të kaluar të ketë qenë 9 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 Volvo gati për ty!
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi