LAJMI I FUNDIT:

“Fabrika” e Warholit

“Fabrika” e Warholit

“Fabrika” e Andy Warholit ishte jo vetëm studioja e pop-artistit të madh, por vendtakim për bashkëpunëtorët dhe muzat e tij. Fotoreporteri Nat Finkelstein i kaloi tre vite duke i dokumentuar aktivitetet që bëheshin aty, transmeton Telegrafi.

EDIE ME ZINXHIR, 1965


Manekinia dhe aktorja Edie Sedgwick ka marrë pjesë në shumë filma të Warholit, përfshirë “Poor Little Rich Girl”, “Kitchen” dhe “Vinyl”. Pas mosmarrëveshjeve me Warholin, Sedgwick luajti vetëm në një tjetër film pa të, “Ciao! Manhattan”, para se të vdiste nga tejdoza me barbiturate më 1971, në moshën 28 vjeçare. Ekspozita “In and Out of Warhol’s Orbit: Photographs by Nat Finkelstein” (Brenda dhe jashtë orbitës së Warholit: Fotografi nga Nat Finkelstein”, është e hapur në Galerinë “Proud” të Londrës, deri më 9 qershor.

ANDY WARHOL NË “FABRIKË”, 1965

Pavarësisht nga gostitë e çmendura që ndodhnin aty, kishte shumë seriozitet në “Fabrikë”. Ata që punonin duhej të paraqiteshin çdo ditë ose do të pushoheshin nga puna. Ndonëse Warholi ishte zakonisht i paqartë për atë që donte, asistentët e tij duhej të ishin entuziastë gjatë tërë kohës.

NË “FABRIKË”, 1965

Warhol pozon me një vepër nga seria “Cow Wallpapers”. Thuhet se Warholi e ka marrë idenë nga tregtari i arteve Ivan Karp, i cili njëherë i tha: “Pse nuk i pikturon disa lopë? Kanë aq bukuri pastorale dhe një imazh të qëndrueshëm në historinë e arteve”. Kur Karp pa atë që kishte prodhuar Warholi, shtoi: “Ata janë super-pastoralë! Janë qesharake! Janë shumë të kthjellët dhe vulgarë”! Për ekspozitën e tij të ardhshme, Warhol mbuloi çdo mur të galerisë me to.

BOB DYLAN NË “FABRIKË”, 1965

Në vitin 1965, Dylan u dërgua në “Fabrikë” nga filmbërësja Barbara Rubin. Dylan duhej të ishte subjekt për “Screen Test”, filmin dyminutësh pa zë të Warholit që paraqet vizitorët e “Fabrikës”. Warholi e kapi subjektin në një sfond të thjeshtë, duke u thënë të mos i mbyllin sytë. Ai do ta drejtonte kamerën për dy deri në tre minuta me 24 pamje për sekondë, por produkti final ishte i ngadalësuar në 16 pamje për sekondë duke u dhënë subjekteve heshtje fantazme!

MALANGA, DYLANI DHE WARHOLI NË “FABRIKË”, 1965

Gerard Malanga (majtas), ishte i përfshirë në të gjitha fazat e prodhimtarisë së Warholit, në telajo dhe në ekranin e madh. Ai ka luajtur në shumë nga filmat e hershëm të Warholit, përfshirë “Kiss”, “Harlot”, “Camp” dhe “Chelsea Girls”, ndërsa bashkëprodhoi filmin “Bufferin” ku i lexoi poezitë e tij.

BETSEY JOHNSON, “PARAPHERNALIA”, NJU-JORK, 1966

Kreatorja e modës, Betsey Johnson, pronare e “Paraphernalia Boutique”, e intrigoi si Warholin ashtu edhe Sedgwickun. Johnson nuk ishte “vajzë e ‘Fabrikës’”, por kaloi e më vonë u martua me muzikantin John Cale nga grupi Velvet Underground. Butiku i saj kishte një përzierje eklektike të rrobave të konceptuara nga ajo.

ANDY ME KAMERËN “BOLEX”, 1965

Warholi e bleu një kamerë 16 milimetërshe “Bolex” në vitin 1963 dhe e bëri filmin e tij të parë të shkurtër po atë verë. I titulluar “Sleep”, ishte ky një portret pesorësh voajerist i John Giornos në gjumë.

BRIAN JONES DHE WARHOL, 1966

Jones ishte i hipnotizuar me skenën e artit “underground” në Nju-Jork. Ai ishte personi i parë që dërgoi modelen dhe këngëtaren Nico në “Fabrikë”, ku do të takohet me muzikantin Cale dhe më vonë do të bashkohet me grupin Velvet Underground.

VELVET UNDERGROUND, 1966

Velvet Underground e përdorte për ushtrime “Fabrikën” e Warholit. Cale e përshkroi studion e artistit si: “Hapje për sy… që nuk quhej kot ‘Fabrikë’… ku çdo ditë kishte diçka të re aty”.

ANDY WARHOL DHE MIQTË NË NJË STACION AUTOBUSI NË NJU-JORK, 1966

Warhol në këtë foto është ndër të tjera me: modelen Donyale Luna, aktorin Malanga, aktoren Ingrid Superstar, komedianin Severn Darden, producentin Danny Williams, autorët David Dalton dhe Sarah Dalton. Si adoleshentë, Sara dhe Davidi ishin fqinjë dhe asistentë në studio të Warholit. Sarah redaktoi filmin “Sleep” kur ishte vetëm 15-vjeçare. /Telegrafi/