Borussia Dortmudi nuk ka fituar trofe në vitet e fundit, por ka prodhuar lojtarë të rinj dhe pastaj i ka shitur me shifra të mëdha.

Klubi ka arritur të shes lojtarë me nam në vitet e fundit, ku fitimi nga ta ka qenë shumë i madh.

Në të vërtet klubi i ka shitur 10 lojtarë për vlerën e 418 milionë eurove.


Lojtari më i shtrenjtë që është shitur është Ousmane Dembele që ka kushtuar Barcelonës 105 milionë, plus 40 milionë euro të tjera bonuse.

Ai ishte blerë për më pak se 10 milionë euro.

Pastaj vijnë emra si Mario Gotze, Mats Hummels, Pierre Emeric Aubametang që janë shitur për shuma të mëdha.

#1 Mario Gotze – 37 milionë euro profit (para rikthimit)

Një produkt i sistemit të rinjve, Mario Gotze, u kthye në njërin prej lojtarëve më të mirë gjerman.

Ai u shit te Bayern për 37 milionë euro, për tu kthyer përsëri në klub.

Gotze u kthye në klubin e tij për 22 milionë euro.

mario gotze borussia dortmund 2018 19 1pup6lugel7ii1xr2rmqy861jc

#2 Matthias Ginter – 7 milionë euro profit

Matthias Ginter u ble për 10 milionë euro nga Freiburg në sezonin 2014-15.

Ginter luajti për tri vite mbi 100 ndeshje te  BVB.

Dortmund besohet se ka fituar mbi 7 milionë euro me shitjen e tij te Borussia Moenchengladbach.

matthias ginter joo ho park borussia dortmund krasnodar europa league 17092015 ywghds9mighy1pl7vp5f27l8b

#3 Shinji Kagawa - 16.7 milionë euro (para rikthimit)

Shinji Kagaëa u ble nga Japonia për 350,000 euro në vitin 2010.

Manchester United e bleu në vitin 2012 për 17 milionë euro.

Ai u kthye pastaj në klub për 8 milionë euro.

shinji kagawa borussia dortmund sl69f79q1zcd1tpp0ksp3nydm

#4 Ousmane Dembele – 137 milionë euro profit

Ousmane Dembele u ble nga Rennes për afër 8 milionë euro.

Nuk vonoi shumë dhe francezi tregoi formë të lartë në Bundesliga.

Ai u bë transferimi më i shtrenjtë në Spanjë, kur u ble për 105 milionë euro dhe 40 milionë euro tjera në formë bonusi.

ousmane dembele borussia dortmund grx3o1gnokji14azpb6bos8v6

#5 Mats Hummels – 31 milionë euro profit

Rasti i Mats Hummels është interesant pasi u ble nga Bayern kur ishte i ri.

Dortmund në vitin 2008 iu ble për 4 milionë euro.

Pas shumë vitesh qëndrim ai u kthye te Bayern që kësaj radhe pagoi 35 milionë euro.

mats hummels borussia dortmund 14nguk93grovp1ih2qyctqyo3h

#6 Ilkay Gundogan - 14.5 milionë euro profit

Ilkay Gundogan erdhi në vitin 2011 kur ishte 20 vjeç, kur u ble për 5.5 milionë euro.

Ai te Manchester City u shti në vitin 2016, për 22.1 milionë euro.

hd ilkay gundogan borussia dortmund hfydwnssx1u0c48679q739

#7 Pierre-Emerick Aubameyang – 51 milionë euro profit

Pierre-Emerick Aubameyang u kthye në një shënues të madh kur erdhi në Dortmund në vitin 2013.

Ai erdhi ta zëvendësojë Robert Lewandowskin.

Shënoi 141 gola në 213 ndeshje.

Aubameyang kishte ardhur nga St. Etienne për 13 milionë euro dhe u shti te Arsenal për 62 milionë euro.

pierre emerick aubameyang borussia dortmund ty57cb3pndu12frd298mgup4

#8 Henrikh Mkhitaryan -  14.5 milionë euro profit

Armeni Henrikh Mkhitaryan erdhi që ta zënvendësojë Gotzen, nga Shakhtar Donetsk për 27.5 milionë euro (rekord i klubit).

Pas tri sezonesh ai u shti 41.8 milionë euro te Manchester United.

hd henrikh mkhitaryan borussia dortmund 13ih5f1lycr3z1w7p2919xbwgu

#9 Sokratis Papastathopoulos - 10.5 milionë euro profit

Sokratis Papastathopoulos erdhi nga Werder Bremen për 9.5 milionë euro.

Ai u shit te Arsenali për 21 milionë euro.

sokratis borussia dortmund 2017 18 18z6fi5d1et3s1lg6cnie03hz8

#10 Christian Pulisic – 64 milionë euro profit

Borussia Dortmund e shiti te Chelsea këtë afat për 64.2 milionë euro.

Amerikani ka ardhur nga SHBA-të kur ishte vetëm 16 vjeç

Pulisic është shitja e dytë më e madhe e Dortmund pas Dembeles.

christian pulisic borussia dortmund 2018 19 1ji42wmnsn8no1d4e6tl5t99bg

#11 Klubi evropian që prodhon para 

Gotze: €37m

Ginter: €17m

Kagaëa: €18.8m

Dembele: €105m

Hummels: €35m

Gundogan: €22.1m

Aubameyang: €62m

Mkhitaryan: €41.8m

Sokratis: €15.9m

Pulisic: €64.2m

----------

TOTAL shtije: 418.8 milionë euro (£376.8m/$480.8m)

Që nga sezoni 2012-13, Borussia Dortmund ka marr 418.8 milionë euro, nga 10 shitjet.

jurgen klopp aubameyang sokratis mkhitaryan dortmund rz08omf8hust1f0v5yaj8zept

Klubi nga Signal Iduna Park është një nga klubet që ka bërë më së shumti para në Evropë. /Telegrafi/

telegrafi sport app