Fabio Capello fyen Cristiano Ronaldon kur flet për më të mirët e të gjitha kohërave

Cristiano Ronaldo konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave nga shumë entuziastë të futbollit.
Por ish- trajneri i Real Madridit dhe Kombëtares së Anglisë, Fabio Capello mendon shumë ndryshe.
Capello e konsideron Ronaldon vetëm " një lojtar të mirë ", jo një nga më të mëdhenjtë në histori.
"Lojtarët më të mirë janë Pele, Diego Maradona dhe Lionel Messi", ka deklaruar Capello në një podcast.
“Ronaldo Nazario është vetëm pas tyre. Cristiano Ronaldo është një lojtar i mirë, por jo në këtë nivel".
“Ai (Cristiano) shënon gola, por këta tre lojtarë kanë imagjinatë shtesë dhe bëjnë diçka që nuk mund ta kuptoni”, shtoi Capello.
Ronaldo është në rrugën e tij për të shënuar 1000 gola në karrierë. Ikona portugeze tashmë ka shënuar 933 gola dhe vazhdon të luajë në nivelin më të lartë pavarësisht se është 40 vjeç.
Është mjaft e vështirë të pajtohesh me argumentin e Capellos. Edhe nëse dikush nuk pajtohet se Ronaldo nuk është më i miri i të gjitha kohërave, është pothuajse fyese të thuash që një legjendë si Ronaldo është vetëm një lojtar i mirë. /Telegrafi/



















































