LAJMI I FUNDIT:

“Evropa nuk na do kështu” (Video)

“Evropa nuk na do kështu” (Video)

Aksion për pastrimin e parkingut në Kala të Shkupit.

Vullnetarë, aktivistë dhe punëtorë të ndërmarrjeve publike u bënë bashkë për të pastruar parkingun nga mbetjet që me vite janë aty.

Jasmina Stojkovska Simonoviç, njëra nga organizatoret, thotë se Evropa nuk na do kështu duke hedhur mbeturinat vend e pa vend dhe thotë se ky aksion po në këtë lokacion po bëhet për herë të tretë.

“Gjithkush le të shikojë afër vtes së tij”.

“Të gjithë ne themi se duam të shkojmë në Evropë, por Evropa nuk na don kështu, fakt është se mbetjet që janë reth nesh janë të shumta dhe duhet secili qytetar para së gjithash mos të hedhë mbetjet e ndërtimeve dhe ato mbetje të dërgohen atje ku duhet”, theksoi Jasmina Stojkovska Simonoviq.

Predragu, me të dëgjuar për aksionin, u bë pjesë e tij.

“Një aksion i këtij lloji është shumë i mirë meqenëse ngrit ndërgjegjen e qytetarëve, shpresoj që qytetarët do të kuptojnë se si duhet të kujdesen për mbetjet.

Të kujdesemi për ardhmërinë tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha Predrag Prentoviq.

Në këtë aksion kishte dalë edhe vetë kryetar i Komunës Qendër Sasha Bogdanviq. Në këtë aksion janë angazhuar edhe punëtorë të komunës.

“Ashtu sa jam i njoftuar edhe nga Qyteti i Shkupit sot kanë ardhur vullnetarë dhe punëtorë, ne normalisht se kemi ofruar edhe makinerinë tonë të pastrimit dhe plus kolegët që i kemi ftuar që të vijnë, por edhe qytetarë tjerë që kanë pasur dëshirë që të na bashkangjiten në këtë aksion. Kështu që edhe Qyteti i Shkupit edhe ne jemi në këtë aksion”, u shpreh Sasa Bogdanoviq kryetar i Komunës Qendër.

Prej disa muajve aksioni i quajtur “Mos u bëj bërrllog” mbledh qytetarët ku ata zgjedhin një lokacion dhe e pastrojnë me vetinciativë. Kjo po bëhet edhe që të zgjohen institucionet dhe të ketë pastim konstant në parqet dhe vendet e qytetit. Vitin e kaluar në vend janë krijuar 855 mijë tonelata mbetje komunale, por janë mbledhur rreth 230 tonelata më pak, përkatësisht rreth 620 mijë tonelata, tregojnë të dhënat nga Enti statistikor. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori