Pas atentateve të Parisit, në shumë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore jo vetëm është shtuar prania e policisë në qendrat e qyteteve. Janë ashpërsuar edhe kontrollet kufitare dhe mbikëqyrja e kampeve të refugjatëve. Para së gjithash është ashpërsuar retorika kundër refugjatëve myslimanë.
Në Poloni, qeveria e re konservatore bëri të qartë se detyrimi për pranimin e refugjatëve nuk mund të respektohet më pas atentateve të Parisit. Varshava nuk "ka mundësi politike" që ta vërë në jetë planin e BE, tha Ministri për Evropën, Konrad Szymanski. Ministri i ri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszzykowski u kërkoi refugjatëve sirianë që të kthehen në atdhe dhe të luftojnë. Në televizionin polak TVP ai tha se nuk është e pranueshme "që ne të dërgojmë ushtarët tanë në luftë në Siri në një kohë kur qindra mijëra sirianë e pinë kafenë e tyre në bulevardin (luksoz të Berlinit) "Unter den Linden"."
Edhe kryeministri socialdemokrat i Sllovakisë, Robert Fico, shkaktoi zemërim me reagimin e tij ndaj atentateve terroriste në Paris. Në një talkshow në televizion ai tha se si masa shtesë sigurie për parandalimin e akteve terroriste ai do të mbikëqyrë të gjithë myslimanët në Sllovaki.
Në Hungari, shefi i partisë ekstremiste të djathtë Jobbik, Gabor Vona, tha se vërshimet e refugjatëve e kanë shtuar rrezikun e terrorit në Evropë. Prandaj, duhet të jetë e qartë më e vona pas atentateve të Parisit se vendi i tij nuk i pranon kuotat për pranimin e refugjatëve. Parlamenti hungarez votoi këtë javë pro një ligji, i cili i jep qeverisë të drejtën për ta kontestuar para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë rregulloren e kuotave të shpërndarjes së refugjatëve.
Edhe Presidenti liberal rumun, Klaus Iohannis, e ka kritikuar disa herë rregulloren e kuotave, por në fund e mbështeti vendimin e BE. Në një konferencë shtypi pas atentateve të Parisit, Iohannis hoqi një vijë ndarëse midis çështjes së refugjatëve dhe rrezikut të terrorizmit. Ksenofobia dhe ultranacionalizmi nuk do të lejohet të helmojnë shoqërinë tonë, tha ai.
Qeveria bullgare reagoi ndaj atentateve të Parisit duke shtuar kontrollet në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Në një kontroll në fillim të javës u arrestuan më shumë se 300 refugjatë ilegalë. Kryeministri Boiko Borisov tha pas atentateve të Parisit se tani Evropa duhet ta rishqyrtojë politikën e "integrimit të grupeve të rrezikuara". Shumica e bullgarëve i refuzon refugjatët. Kisha ortodokse kërkoi nga qeveria që "t’i thotë ndal invadimin mysliman". /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia
Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?
Udhëtimi nga Glasgou për në Antalia u shndërrua në një makth për pasagjerët, pasi një burrë refuzoi “të hiqte dorë nga shishja e alkoolit”
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Huliganët në Beograd rrahën për vdekje vëllain e zëvendës-presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës