Një nga librat që të mbeten në kujtesë, në gjuhën angleze, është “Vdekja e Çuditshme e Anglisë Liberale”. A po e dëshmojmë tani vdekjen e çuditshme të një Evrope liberale? Tashmë që populizmi antiliberal ka pushtuar zemrën e Evropës, duke kërcënuar edhe postin e kancelares gjermane, Angela Merkel, rreziku është më i dukshëm se kurrë. Në Evropë është krijuar një përçarje e re politike, që është po aq e rëndësishme sa ndasia e vjetër midis së majtës e së djathtës. Ka krijuar fraksione mes partive ekzistuese dhe ka sjellë krijimin e të rejave. Po hap fronte të reja midis kombeve si dhe midis partive.
Në njërën anë është kampi “Merkron” (Merkel-Makron), dhe në anën tjetër është “Orbvini” (Orban-Salvini). Si Merkel, ashtu edhe Makroni, për çështje të rëndësishme si Eurozona, mbështesin zgjidhje liberale dhe evropiane, të bazuara mbi bashkëpunimin ndërkombëtar brenda BE-së dhe në shkallë botërore. Prandaj e quajmë Merkron. Ndërsa udhëheqësi hungarez, Orban, dhe zv/kryeministri populist italian, Salvini, mbështesin zgjidhje antiliberale, nacionaliste, duke ia hedhur fajin të tjerëve, duke përjashtuar “të tjerët” e etnive dhe kulturave të ndryshme. Ndaj dhe quhen Orbvini.
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sançez, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e kanë bërë të qartë që i përkasin kampit Merkron. Bavarezët e CSU; Partia e Lirisë në Austri; Partia “Ligj dhe Drejtësi” e drejtuar nga Jaroslav Kaçinski, në Poloni; si dhe disa mbështetës të Brexit, i përkasin standardit të Orbvinit. Beteja midis Merkronizmit dhe Orbvinizmit do të formojë politikën evropiane në vitet e ardhshme. Ndërkohë që politikanët përgatiten për zgjedhjet evropiane të verës 2019, grupimi më i madh në Parlamentin Evropian, “Partitë Popullore Evropiane”, janë kapur me dëshpërim pas partisë “Fidesz” të Orbanit, dhe kanë bërë një afrim të fshehtë ndaj “Ligj dhe Drejtësi” të Polonisë, nga frika se mos kampi Orbvini krijon një aleancë të re që ta konkurrojë. Salvini luan me emrin e partisë së tij, Lega (Lidhja), dhe kërcënon se do të ketë një Lidhje të Lidhjeve në Evropë. Zgjedhjet evropiane nuk kanë qenë kaq të paparashikueshme prej vitesh. Pothuajse të gjitha fraksionet brenda BE-së mund të pozicionohen pranë aksit Merkron-Orbvini.
Mosmarrëveshjet për Eurozonën dhe buxhetin e radhës të BE-së, për shembull, janë më shumë pranë linjave nacionale se politike. Brexit është 27 vende kundër 1. Por për sa i përket mënyrës se si po luhet politika e demokracisë nacionaliste në Evropë, kjo është loja më e re në vend. Ekipi i Orbvinit është në përparësi, për momentin. Ekipi i Merkronit duket i lodhur, njësoj si ekipet e kombëtareve gjermane e spanjolle në Botëror. Ato luajnë me forcë, por nuk arrijnë të shënojnë. E ardhmja e Merkelit është e paparashikueshme, ndërkohë që kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili është kthyer në një lojtar kyç që mund të ndryshojë ekuilibrat, tashmë po anohet nga Orbvini. Çështja e emigrimit, që mbledh mbështetës në fushën e Orbvinit, është sa reale po aq dhe simbolike. Në vitin 2015, pas asaj që u quajt “gabimi i mrekullueshëm i Merkelit” nga disidenti i Gjermanisë Lindore, Ëolf Biermann, në Gjermani hynë shumë refugjatë për një kohë shumë të shkurtër.
Më shumë se 2 milionë evropianë lindorë hynë në Britani pas zgjerimit të BE-së në vitin 2004, duke krijuar shqetësime reale për strehimin, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimor, të cilat kontribuuan për votën në favor të Brexit. Italia, Spanja dhe Greqia kanë hasur probleme vërtet të mëdha me pritjen e emigrantëve, dhe pa marrë ndihmë nga partnerët e Evropës së Veriut. Atyre u është dashur të strehojnë një numër të madh refugjatësh dhe emigrantësh, të cilët rrezikonin vdekjen nëpër ujërat e Mesdheut. Emigrimi është edhe çështje simbolike, pasi ngre shqetësime për kulturën dhe identitetin e vendit. Niveli i emigrimit të paligjshëm në BE ka rënë shumë që nga viti 2015, por kjo nuk i qetëson ndjenjat e njerëzve për mënyrën se si kanë ndryshuar vendet e tyre. Në një sondazh të drejtuar nga Fondacioni Bertelsmann në vitin 2017, 50% e personave të intervistuar ishin dakord me fjalinë “ka kaq shumë të huaj në vendin tonë, sa ndonjëherë ndihem si i huaj”. Në Itali, kjo shifër ishte 71%.
George Dangerfield, autori i “Vdekjes së Çuditshme të Anglisë Liberale”, argumenton se liberalët ranë në Anglinë e shekullit të 20-të ngaqë refuzuan t’i përgjigjen forcave të reja, si lëvizja e grave për të drejtë vote, lëvizja e laburistëve dhe nacionalizmi irlandez. 100 vite më vonë, kriza e Evropës liberale është kryesisht rezultat i forcave që ka krijuar vetë liberalizmin. Liberalizmi, evropianizmi dhe globalizimi kanë prodhuar ndryshime të shpejta e të dukshme në shoqëritë evropiane. Shumë veta e kanë parë këtë si një ndryshim për keq. Duke shfrytëzuar këto pakënaqësi, populistët tregojnë një histori të thjeshtëzuar, se si duke mbyllur kufijtë e duke “marrë kontrollin”, do të rikthejnë një të shkuar imagjinare me më shumë punësim, me familje të lumtura e me komunitete kombëtare tradicionale. Ndërkohë, revolucioni dixhital, që tani po përparon me inteligjencën artificiale, do të sjellë më shumë ndryshim e pasiguri, sidomos në vendet e punës.
Liberalët kanë një listë të gjatë me detyra, nëse duan të reagojnë në Evropë. Do të jetë e vështirë të gjesh përgjigje racionale e praktike ndaj problemeve të vërteta të barazisë dhe pasigurisë. Jemi ende në fazën e fillimit për gjetjen e përgjigjeve dhe shënjestra jonë është duke lëvizur shumë shpejt, për shkak të revolucionit dixhital. Politikat radikale si të ardhurat bazë universale apo garancia bazë e vendit të punës do të jetë një prej kërkesave. Edhe po të kemi një Xhon Mejnard Kejns të ri, duhet kohë të shkosh nga puna intelektuale e Kejnsit te një program zgjedhor që të fitojë votimet për një parti laburiste të drejtuar nga Clement Attlee. Përtej kësaj, Evropa Liberale duhet të gjejë mënyra të reja për t’iu adresuar nevojave të thella emocionale për bashkësi e identitet që po shfrytëzojnë populistët. Siç mund të shihni në çdo Botëror, identiteti kombëtar mbetet një burim i pakrahasueshëm pasioni dhe përkatësie. Për të ardhmen e afërt, është iluzion të besosh se mund të konkurrohet me identitete transkombëtare apo përmbi-kombëtare.
Ndërkohë që përpiqemi të forcojmë një identitet Evropian të ndarë midis shumë shteteve, një identitet vërtet global (të cilën Botërori i futbollit e përfaqëson, në një farë mënyre), ne nuk mund ta lëmë kombin në dorë të nacionalistëve. Që të plotësojmë evropianizmin dhe ndërkombëtarizmin, na duhet patriotizmi pozitiv dhe qytetar, si ai që po reklamon Makroni në Francë. E gjitha kjo duhet të shkrihet në një program që të fitojë zgjedhjet. Pastaj duhet një parti për t’i fituar zgjedhjet me atë program. Por as parti të tilla nuk kemi shumë. Makroni, me lëvizjen e tij “Republika po përparon”, është përjashtimi që vërteton rregullin.
Në çdo vend tjetër, liberalët kanë humbur ndaj tendencave anti-liberale të partive të mëdha të qendrës së majtë e të djathtë, përfshi laburistët dhe konservatorët e Britanisë. Partitë e qendrës së djathtë kanë marrë pushtet vetëm duke kënaqur qasjet antiliberale të partnerëve populistë që kanë në koalicione, si Austria dhe Holanda. E gjitha kjo më shtyn drejt idesë se beteja për Evropën liberale do të zgjasë me vite. Gjërat mund të bëhen më keq para se të nisin të bëhen më mirë, duke krijuar më shumë mundësi për Orbvinin e më shumë pengesa për Merkronin. Jo, nuk besoj se jemi duke dëshmuar vdekjen e çuditshme të një Evrope liberale, por duhet të përgatitemi për një rimëkëmbje të gjatë e të mundimshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ISO 14001:2015: Një gjuhë universale për qëndrueshmërinë
Një vit brutal dhe një tregim për dy versione të Izraelit: ai që ka frikë dhe ai që është i frikshëm
Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore dhe vetëm një shtet mund ta ndalojë atë
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës