Everton po mendon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave britanike skuadra që drejtohet prej trajnerit holandez Ronald Koeman po kërkon dyshen e mesfushës së Manchester United.


Bëhet fjalë për Memphis Depay dhe Morgan Schneiderlin, të cilët nuk po kanë minuta të mjaftueshme nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, transmeton Telegrafi.

Madje, drejtuesit e skuadrës nga Godison Park tashmë ka ndarë një buxhet prej 60 milionë funtesh për përforcimet e radhës.

Ndryshe, Everton gjendet në pozitën tetë të Ligës Premier me 20 pikë ndërsa gjatë fundjavës do të luajë si mysafirë me Watfordin. /Telegrafi/

telegrafi sport app