Evakuohen studentët, pedagogët dhe stafi - pas shpërthimit të një zjarri masiv në një universitet në Viterbo të Italisë

Një zjarr i madh ka shpërthyer të mërkurën në fakultetin e bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, Itali.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studentët, pedagogët dhe stafi u evakuuan nga kampusi ndërsa zjarrfikësit u nisën për të shuar flakët.
Shkaku i zjarrit aktualisht nuk dihet, dhe rreth universitetit u ngrit një kordon sigurie me rreze prej 500 metrash.
Zjarri ka nxjerrë një re të madhe tymi të dendur dhe banorëve vendas u është thënë të mbajnë dritaret e shtëpive të tyre të mbyllura.
Flaka thuhet se ka prekur një ndërtesë me laboratorë dhe hapësirë magazinimi për qindra litra substanca të ndezshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































