LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen më tepër se dy mijë refugjatë dhe emigrant nga Idomeni

Evakuohen më tepër se dy mijë refugjatë dhe emigrant nga Idomeni

Policia ka njoftuar se më tepër se 2.000 refugjatë dhe emigrantë janë larguar drejt Qendrave të ndryshme për vendosje në Selanik dhe rrethinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vazhdon aksioni i policisë greke për pastrimin e kampit të paligjshëm të refugjatëve në afërsi të Idomenit, në kufirin me Maqedoninë ku mbi dhjetë mijë persona qëndrojnë për më tepër muaj, duke pritur hapjen e sërishme të shtegut të Ballkanit perëndimor, me qëllim të vazhdojnë rrugën drejt Evropës. Në ditën e djeshme të parë të aksionit policor nga Idomeni janë evakuuar rreth 2.000 persona, njoftuan mbrëmë autoritetet greke dhe informuan se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.


Në Idomeni do të qëndrojë një sigurim i fuqishëm policor gjatë kohës së evakuimit, derisa kampi në të cilin ka pasur rreth nëntë mijë persona të pastrohet tërësisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori