LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen mbi 6 mijë persona nga përmbytjet e shirave në Kinë

Evakuohen mbi 6 mijë persona nga përmbytjet e shirave në Kinë

Si shkak i përmbytjeve të shirave që po ndodhin në jug të Kinës, janë larguar mbi 6 mijë persona nga rajoni i prekur.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, përcjell Telegrafi, lumi Jinsha në Prefekturën Autonomet Tibetane Diqing të provincës Yunnan, ka shkaktuar përmbytje pasi që niveli i tij është rritur 5 metra nga niveli normal.


Zyrtarët theksojnë se edhe 8 mijë persona në rajon presin për evakuim. /Telegrafi/