LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen gjysmë milionë banorë të Oregonit, zjarret kanë vrarë të paktën 24 persona

Evakuohen gjysmë milionë banorë të Oregonit, zjarret kanë vrarë të paktën 24 persona

Rreth gjysmë milioni njerëz në Oregon, ose 10 për qind e popullsisë së shtetit u urdhëruan të evakuohen shkaku i zjarreve ekstreme, të cilat kanë shkaktuar të paktën 24 vdekje.

Rreth njëqind zjarre kanë djegur një zonë të madhe pothuajse sa shteti i New Jerseyt, duke krijuar tym që i dha shtetit të Californias, Oregon dhe Washingtonit nivelet më të këqija të ajrit në botë, raporton reuters.


Oregon barti peshën e madhe të shkatërrimit, me ekipet e kërkimit ende të paafta për të hyrë në zonat ku zjarret digjeshin nëpër shumë komunitete të vogla në malet e Kaskadës, transmeton Telegrafi.

Molalla, një komunitet rreth 40 kilometra në jug të qytetit Portlandit, ishte një qytet fantazmë i mbuluar me hirin pasi më shumë se 9,000 banorëve të saj u tha që të evakuohen, vetëm 30 refuzuan të largoheshin, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit.

Rreth 10 për qind e popullsisë së shtetit u paralajmëruan që të lënë menjëherë shtëpitë e tyre.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka kontribuar në rritjen e temperaturave. Zjarret kanë djegur mbi 3.1 milionë hektarë pyje në Kaliforni deri më tani këtë vit, duke shënuar një rekord vjetor, me gjashtë nga 20 zjarret më të mëdhenj në historinë e shtetit që ndodhin në nëntë muajt e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori