LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, rritja mesatare e PBB-së parashikohet 1.6%

Eurozonë, rritja mesatare e PBB-së parashikohet 1.6%

Produkti i brendshëm bruto i Eurozonës përllogaritet të jetë rritur me 0.3 për qind ne tremujorin e dytë, me 0.4 për qind në tremujorin e tretë, dhe me një rënie në të katërtin. Sipas një raporti të ISTAT (|Instituti i Statistikave Italiane), që u publikua të mërkurën, rritja mesatare e PBB për 2016 është parashikuar të jetë 1.6 për qind.

Përcaktimi është mjaft i qartë: Referendumi Britanik i mbajtur në 23 qershor, rriti pasigurinë në lidhje me perspektiven rritjes ekonomike brenda Eurozonës. Ndërkohë ndikimi afatshkurtër në aktivitetin e zonës do të jetë i limituar deri ne tre mujorin e katërt të 2016, kurse efekti në afat mesëm varet shumë nga marrëveshja që do të arrijnë Britania me shtetet e BE-së.


Konsumi pritet që të mbete nxitësi kryesor i rritjes, falë dhe përmirësimit të kushteve të tregut të punës dhe inflacionit të ulët.

Investimet parashikohet që të kenë një vrull, mbështetur kjo edhe nga lehtësirat e kushteve të financimit dhe perspektives së përmirësuar.

Nën supozimin se çmimi i naftës së papërpunuar do të jetë i qëndrueshëm , 49$ për fuçi, si dhe kursi i këmbimit të dollarit me euron do të vërtitet tek 1.12$ për euro, inflacioni pritet që të ketë një rritje vjetore mesatare të moderuar gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Parashikimi për prodhimet industriale parashikohet të jenë të qëndrueshme në tremujorin e dytë dhe të rriten me 0.4 për qind në të tretin dhe në të katërtin, duke e çuar rritjen mesatare në 2016 me 1.7 për qind. /Telegrafi/