Eleni Theocharous, politikane qipriote, anëtare e Parlamentit Europian, u shpall “non grata” nga qeveria shqiptare një ditë më parë. Vendimi, sipas Tiranës vjen pasi Theocharous, që mori pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas, lëshoi thirrje ekstremiste.
Por, kush është eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous? Ajo është lindur në vitin 1953 në Qipro, është me profesion kirurge, ka hyrë në politikë përmes “Lëvizjes Solidare”.
Në vitin 2001 u zgjodh anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros, ndërsa në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete, gjë që u përsërit edhe në vitin 2014. Një vitë më pas, ajo doli si kandidate e pavarur, ndërsa në vitin 2016 mbështeti tezën për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros, duke nisur bashkëpunimin me grupet nacionaliste greko-qipriote.
Në Parlamentin Europian, ajo është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Emri i saj është lakuar nën nota negative edhe më herët, madje janë shënuar edhe përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestim.
Azerbajxhani ka lëshuar në vitin 2017 një urdhërarresti ndërkombëtar në emër të saj, por Interpoli e kishte refuzuar këtë kërkesë. Sipas qeverisë së Bakusë, ajo kishte vizituar zonën e Nagorni-Karabakhut ilegalisht.
Nagorni-Karabakh është një territor i diskutueshëm, por që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Çdo hyrje atje konsiderohet nga Azerbajxhani si ilegale, edhe pse Bakuja “de facto” nuk e qeveris rajonin që nga viti 1988.
Eleni Theocharous është një nga 450 politikanët, gazetarët, akademikët apo artistët që janë përfshirë në “listën e zezë” të Azerbajxhanit. Nga zyrtarë azerë është kërkuar madje edhe diskutimi i pranisë së saj në Parlamentin Europian.
Eurodeputetja qipriote ka po ashtu lidhje të ngushta me Rusinë dhe ishte e vetmja nga radhët e Parlamentit Europian që vëzhgoi zgjedhjet ruse të zhvilluara në Krime, më 18 mars 2018. Ndërsa në mars të vitit 2011, ajo u arrestua bashkë me 3 eurodeputetë të tjerë, ndërsa vizitonte Famagustën në Qipron turke, për të parë gjendjen e monumenteve dhe ndërtesave fetare. Ajo njihet edhe për deklaratat e saj kundër Turqisë në PE.
Por, ndërkohë, ajo ka lënë shije aspak të mirë edhe në pranitë e mëparshme në Shqipëri, siç ndodhi në dhjetor të vitit 2016, kur merrte pjesë në një aktivitet të organizuar nga PBDNJ-ja. Asokohe, ajo foli për Epirin e Veriut në tokë shqiptare, por deklarata kaloi në heshtje. /TCH /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert