LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetja franceze kundër liberalizmit të vizave, reagon Von Cramon: Kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë

Eurodeputetja franceze kundër liberalizmit të vizave, reagon Von Cramon: Kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë

Viola von Cramon, raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, ka reaguar pas thirrjes së një eurodeputete francez që shtetasve kosovar mos t’iu liberalizohen vizat.

Dominique Bilde gjatë ditës kishte pohuar përmes rrjeteve sociale se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre!”.

Eurodeputetja gjermane i ka kujtuar homologes se shumica e deputetëve të parlamentit evropian mbështesin përpjekjet e Kosovës për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

Liberalizimi i vizave, von Cramon: Ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet
Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave, von Cramon: Ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet

Gjithashtu ajo ka pohuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe “qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”.

Kujtojmë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar liberalizimin e vizave gjatë samitit të fundit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ndryshe, Franca është vendi i vetëm që ka hezituar deri më tani t’i thotë po lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës, por e cila raportohet se së fundi ka lëvizur drejt zhbllokimit të qëndrimit të saj.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori