LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave, von Cramon: Ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet

Liberalizimi i vizave, von Cramon: Ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka bërë të ditur se me një shumicë dërmuese Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave tha se ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet.

Von Cramon në një konferencë për media pas miratimit të raportit për Kosovën nga Parlamenti Evropian tha se raporti mund të quhet “i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës” dhe i mbulon çështjet kruciale.

Sipas saj, tashmë me të vërtetë po theksohet në Parlamentin Evropian se liberalizimi i vizave po e bllokon Kosovën.

“Kam qenë në Paris dhe kam folur për këtë çështje dhe jemi munduar sa më shumë të zhbllokojmë situatën… Kanë mbaruar zgjedhjet në Francë dhe shohim se ka një momentum të ri që kjo të zhbllokohet….”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Parlamenti Evropian miraton Rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Eurodeputetja Cramon foli edhe për çështjen e aplikimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke thënë se e përkrahin aplikimin e Kosovës në KiE, por ka pa një dallim të qartë për çështjen e aplikimit në BE sepse nuk është në kohën e duhur.

Raportuesja për Kosovës duke folur për përmbajtjen e raportit tha se në të vihet theksi edhe te nevoja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi që bazohet në njohjen reciproke, si parakusht për qasjen në BE të dy vendeve.

Cramon më tej theksoi se Kosova po punon në reforma që do ta sjellin vendin më afër BE-së dhe gjithashtu po punohet në drejtim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton Telegrafi.

“Kemi propozuar një integrim të suksesshëm të veriut”, tha ajo, duke shtuar se raporti mbulon disa çështje si lufta kundër korrupsionit, reformat juridike, etj.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtar edhe në çështjen e vettingut dhe t’i zbatojë opinionet e Komisionit të Venecias. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori