LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti gjerman i drejtohet Borrellit: Lëri anash paragjykimet e Spanjës ndaj Kosovës, po e toleroni pafund Vuçiqin 

Eurodeputeti gjerman i drejtohet Borrellit: Lëri anash paragjykimet e Spanjës ndaj Kosovës, po e toleroni pafund Vuçiqin 

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar sot lidhur me masat ndaj Kosovës, gjersa i ka bërë thirrje shefit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell që t’i lërë anash paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës.

Butikofer ka mirëpritur takimin e paralajmëruar të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se janë të papranueshme sanksionet ndaj Kosovës pavarësisht gabimeve të Qeverisë.


“E mirëpres që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg nuk po i bashkohet politikanëve të shumtë të SHBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit…”, shkruan deputeti gjerman i Parlamentit Evropian.

Ai më tej thekson se politikat e SHBA-së dhe BE-së janë të njëanshme, në favor të Serbisë, duke vendosur standarde të dyfishta dhe duke injoruar në masë të madhe faktin që Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane ‘një matës’ për politikën e tyre.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij, Spanjës…

Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por, është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiq…, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, shkruan Butikofer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori