LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët kërkojnë nga BE që të miratojë një mbushës universal për telefonat inteligjentë

Eurodeputetët kërkojnë nga BE që të miratojë një mbushës universal për telefonat inteligjentë

Eurodeputetët kërkuan të enjten që BE-ja të miratojë një standard universal të mbushësve për celularët në të gjithë bllokun, duke vendosur një përplasje me Apple i cili e kundërshton këtë.

Reklama

Një rezolutë jo detyruese votoi 582 në favor dhe 40 kundër për miratimin e një mbushësi të përbashkët për telefonat mobil dhe pajisjeve e tjera, transmeton Telegrafi.

“Shfrytëzimi i tepërt i mbushësve shkakton shpenzime të tepërta dhe bezdi për konsumatorët, po ashtu mbeturina për mjedisin”, thuhet në tekst.

E mbani telefonin në prizë duke u mbushur gjatë tërë natës? E keni gabim – ekspertët mendojnë ndryshe
Lexo po ashtu E mbani telefonin në prizë duke u mbushur gjatë tërë natës? E keni gabim – ekspertët mendojnë ndryshe

Prandaj, ekziston një “nevojë urgjente për veprim rregullator të BE-së”, duke bërë thirrje për masa “deri në korrik të vitit 2020”.

Ideja për një mbushës të vetëm u lëshua në vitin 2009 nga Komisioni Evropian dhe u prit me hezitim nga industria e telefonisë celulare që nga fillimi.

Numri i llojeve të mbushësve megjithatë ka rënë ndjeshëm në 10 vitet e kaluara, nga 30 në tre sot. Komisioneri Evropian Maros Sefcovic premtoi se Komisioni do të trajtojë çështjen përmes “një kombinimi të opsioneve të politikave përfshirë masat rregullatore”.

Por gjiganti i telefonit celular Apple është kundër idesë së një mbushësi universal.

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar
Lexo po ashtu Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Komisioni i BE-së do të botojë “në ditët e ardhshme” një “studim për të vlerësuar situatën”, tha një zëdhënës.

Sipas eurodeputetëve, rreth 50 milionë ton mbeturina elektronike prodhohen çdo vit në të gjithë botën – mesatarisht më shumë se 6 kg për person.

Në Evropë, mbeturinat elektronike në vitin 2016 arritën në 12.3 milionë ton ose 16.6 kg mesatarisht për person. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+

Teknologji
Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Teknologji
Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Teknologji
Meta prezanton produkte të reja me Inteligjencë Artificiale përfshirë asistenin Meta AI, me të cilin mund të ndërveproni me të sikurse me një person

Meta prezanton produkte të reja me Inteligjencë Artificiale përfshirë asistenin Meta AI, me të cilin mund të ndërveproni me të sikurse me një person

Teknologji
iPhone i ri me titan, dështoi në testin e qëndrueshmërisë

iPhone i ri me titan, dështoi në testin e qëndrueshmërisë

Teknologji
Asistenti i ri i inteligjencës artificiale të Meta-s është trajnuar në postimet publike në Facebook dhe Instagram

Asistenti i ri i inteligjencës artificiale të Meta-s është trajnuar në postimet publike në Facebook dhe Instagram

Teknologji
Kalo në kategori