LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët Howitt, Vajgl dhe Kukan përshëndetin marrëveshjen politike në Maqedoni

Eurodeputetët Howitt, Vajgl dhe Kukan përshëndetin marrëveshjen politike në Maqedoni

Eurodeputetët, Richard Howitt, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl, ndërmjetësuesit e marrëveshjes së Përzhinos, e kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të liderëve të katër partive kryesore politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Shpresojmë se obligimet e pranuara mbrëmë nga katër partitë kryesore politike do të ndihmojnë në zgjidhjen e kriziës politike të paradokohshme dhe se do ta kthejnë vendin në rrugën europiane dhe euroatlantike. Në këtë drejtim, do të vazhdojnë që të mbështesim procesin e dialogut politik, që ka për qëllim t’i plotësojë detyreimet e marra me marrëveshjen e Përzhinos, posaçërisht për zbatimin e zgjedhjeve të besueshme, forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave parësore”, thuhet në deklaratën e treshes evropiane.


Eurodeputetët u bënë thirrje liderëve të partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të ngriten mbi obligimet e tyre, në të mirë të interesave demokratike, para se gjithash ” për popullin e Maqedonisë”./Telegrafi/