LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët bëjnë thirrje që të ulen tensionet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe të vazhdohet dialogu

Eurodeputetët bëjnë thirrje që të ulen tensionet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe të vazhdohet dialogu

Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulen tensionet pas vendimit për reciprocitet për targat e veturave dhe të angazhohen aktivisht dhe me konstruktivitet për vazhdimin e dialogut.

Eurodeputetët, Viola Von Cramon-Taubadel, Tanja Fajon, Vladimír Bilçik, Romeo Franz, përmes një deklarate për media janë shprehur të shqetësuar për tensionet e fundit në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.


“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet e fundit në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët.

Ne duam të shohim tërheqjen e njësive speciale, çdo njësie ushtarake dhe zhbllokim të rrugëve. Veprimet, provokimet e njëanshme dhe retorika nxitëse, që rrisin tensionet duhet të ndalen”, thuhet në deklaratë.

Më tej, kërkohet vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne ritheksojmë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është parakusht për  pranimin në Bashkimin Evropian për të dyja vendet dhe thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien në tërë rajonin.

U bëjmë thirrje të dy palëve që aktivisht dhe me konstruktivitet të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga i Dërguari i Posaçëm i BE-së, që ka për synim marrëveshje ligjërisht obliguese dhe gjithëpërfshirëse”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori