LAJMI I FUNDIT:

Euro NCAP nominon Nissan Qashqai me pesë yje – e cilëson si veturë tejet e sigurtë

Euro NCAP nominon Nissan Qashqai me pesë yje – e cilëson si veturë tejet e sigurtë

Nissan Qashqari është nominuar me pesë yje nga programi i pavarur evropian për vlerësimin e veturave ndryshe i njohur si Euro NCAP.

Ky çmim i është dhënë për të arriturat që janë shfaqur në modelin e ri – ku Qashqai mori 91 për qind të votave nga të rriturit si dhe fëmijët sa i përket mbrojtjes gjatë ngasjes kur ata janë  në mjet – duke e bërë një prej veturave me kompetitive në tregun botëror, transmeton Telegrafi.

Tërë kjo është arritur falë përdorimit të materialeve cilësore që u futën në karroceri dhe bëjnë që një përplasje të absorboj dhe reduktoj forcën shtytëse në rast se vie deri të ndonjë aksident.

Me këtë është bërë e ditur se pasagjerët brenda Qashqait janë tejet të sigurtë gjatë rrugëtimeve. E ajo që i ndihmoi të marrë pikë maksimale ishin edhe jastëkët me ajër që parandalojnë përplasjen e kokës së pasagjerit me ulëse, edhe nëse goditet mjeti nga pjesa anësore.

Gjatë testimeve në këtë segment (përplasje) mori 16 pikë. E nga 24 pikët sa ishin të parapara të jenë për fituesin, Qashqai ka arritur t’i merr 23.8 – duke e bërë kështu një veturë të përkryer për ngasje. /Telegrafi/