Salzburgu është qyteti i katërt me madhësi në Austri dhe kryeqytet i shtetit federal të Austrisë me po të njëjtin emër, Salzburg. Kryesisht është i njohur për pjesën e vjetër të qytetit, që dallohet për arkitekturën barok, theksin e pastër gjerman, ndërsa në vitin 1997 u shpall edhe si një prej qyteteve të mbrojtura nga UNESCO.
Salzburgu është vendlindja e të madhit Wolfgang Amadeus Mozartit, ku është xhiruar edhe filmi “The Sound of Music”, i cili bën fjalë për Austrinë, por kryesisht është i fokusuar në krenarin muzikore të këtij vendi.
Turizmi
Për turistët ky qytet është interesant për shkak të pjesës së vjetër të qytetit, të përmendur edhe më lartë. Në kuadër të kësaj pjese gjendet katedralja e Salzburgut, kalaja e Hohensalsburg, katedralja dhe vendi i lindjes së Mozartit, kisha universitare. Jashtë pjesës së vjetër të qytetit bëjnë pjesë pallati i Leopoldskronit, Hellbrunni me shumë parqe dhe kështjella, si dhe vendi ku është xhiruar filmi “The Sound of Music”.
Filmi është xhiruar në vitin 1960 në shtetin dhe qytetin e Salzburgut, dhe është i bazuar në tregimin e vërtetë për të jetën e Maria Von Trapp, gjatë kohës së okupimit gjerman, ndërsa ka gëzuar një popullaritet të madh evropian, ashtu që tash turistët nuk e lëshojnë pa vizituar lokacionet në të cilat është xhiruar ai.
Përveç emrit të Mozartit, për Salzburgun lidhen edhe Christian Doppler (shkencëtar), Herbert von Karajan (muzicient), Udo Ludwig (antropolog), Roland Ratzenberger (ish-ngasës i Formula 1)… Në këtë qytet zhvillohet festivali muzikor Salzburg, gjatë çdo viti në muajin korrik dhe gusht, ndërsa vizitohet nga turistë nga e gjithë bota.
Sporti
Nga sporti, FC Red Bull Salzburg, është klubi më i famshëm futbollistik i këtij qyteti, i cili për nevojat e veta e shfrytëzon stadiumin Wals Siezenheim, i cili njëkohësisht do të shfrytëzohet për disa ndeshje të Euro 2008. Disa vite, Salzburgu ka qenë pretendent për qytet nikoqir të Lojërave Olimpike dimërore, për vitet 2010, 2014, si dhe në të kaluarën për vitin 2006, por ka rënë nga beteja, edhe pse në të gjitha rastet ka qenë në rrethin e ngushtë.
Stadiumi
Edhe pse nuk ka arritur të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike dimërore, Salzburgu mund të jetë i kënaqur si një prej qyteteve në të cilat do të zhvillohet Euro 2008, falë stadiumit Wals Siezenheim. Stadiumi zyrtarisht është hapur në mars të vitit 2003, si pronë e klubit futbollistik Red Bull Salzburg. Kapaciteti aktual është 30 mijë ulëse, të cilët i janë shtuar kapacitetit prej 18 mijë e 200 ulëseve, për të marrë sa më shumë shikues gjatë Euro 2008. Dimensionet e fushës janë 105 me 60 metra.
Wals Sizenheim do të jetë nikoqir i tre ndeshjeve të grupit D:
Greqia – Suedia (10 qershor, 20:45)
Greqia – Rusia (14 qershor, 20:45)
Greqia – Spanja (18 qershor, 20:45)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë