Më 14 qershor mendohej se do të ishte dita e fundit e EULEX-it në Kosovë. Por, Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë misionin EULEX-it edhe për dy vite të tjera.
Në njoftim zyrtar nga Brukseli, thuhet se EULEX, do jetë i pranishëm këtu tutje nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023.
Para të majme janë ndarë për misionin i cili në mes tjerash tani ia bën asistencën operacionale Policisë së Kosovës, në arrestimin e të dyshuarve të Gjykatës Speciale.
Për këta 24 muaj, evropianët do t’i kenë në dispozicion 173,693 e 683 euro.
“Nga kjo shifër, shuma e ndarë për EULEX-in në zbatimin e mandatit të tij, do jetë 57 milion e 900 mijë euro. Kurse 115 milion e 793 mijë euro janë për mbulimin e mbështetjes së procedurave gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar “, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.
EULEX-i sipas vendimit që e mban datën 3 qershor, do pësojë një ndryshim të madh gjatë periudhës së mandatit të shtuar dy vjeçar.
Të gjithë detyrat që i ka në afrimin e ndihmes operacionale ndaj autoriteteve vendore në raport me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duhet t’i bartë te zyra e Unionit në Prishtinë dhe kjo deri më 31 dhjetor 2022.
Në Misionin e tij EULEX-i, po ashtu ofron mbështetje në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme e të pavarura të sundimit të ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore