LAJMI I FUNDIT:

EULEX përkujton viktimat e aeroplanit që u rrëzua në verilindje të Mitrovicës në vitin 1999

EULEX përkujton viktimat e aeroplanit që u rrëzua në verilindje të Mitrovicës në vitin 1999

Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia kanë përkujtuar këtë të shtunë 24 viktimat e rrëzimit të fluturimit 3275 në verilindje të Mitrovicës më 12 nëntor 1999.

Kështu është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të EULEX-it në Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi nga ceremonia e vendosjes së kurorave me lule.


Tutje, thuhet se edhe pse kanë kaluar 23 vite, ata do të kujtohen gjithmonë.

“Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia i bëri nderimet e tyre 24 grave dhe burrave që humbën jetën tragjikisht më 12 nëntor 1999 kur aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës”.

“Kanë kaluar 23 vite, por ne do t’i kujtojmë gjithmonë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

23 vite më parë, më 12 nëntor 1999, aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës, duke shkaktuar vdekjen tragjike të 24 grave dhe burrave, kryesisht zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori