LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i me mandat të njëjtë, mund të hapë raste të reja

EULEX-i me mandat të njëjtë, mund të hapë raste të reja

Prishtina zyrtare ka hequr dorë të premten nga të gjitha kërkesat e përsëritura prej shtatorit të vjetëm e që ndërlidheshin me paketimin e valixheve të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Gatishmëria që tash ka shprehur është se e mbështet EULEX-in në mandatin aktual, deri më 15 qershor 2018, shkruan Koha Ditore.


Ftesën për vazhdim të mandatit presidenti Hashim Thaçi ia ka adresuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini.

Kjo e fundit pritet ta kthejë letrën menjëherë dhe të japë përgjigje pozitive në të.

Të martën mandati aktual i EULEX-it përfundon, prandaj deri në këtë ditë Kuvendi pritet ta ratifikojë këtë letërkëmbim, e edhe të miratojë ndryshimet ligjore që të premten i ka sponsorizuar Qeveria dhe që ndërlidhen me këtë mision.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori