E plotësuar- Tashmë kur kanë kaluar më shumë se 3 orë që kur EULEX-i bastisi zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës,  pjesëtarë të policisë së këtij misioni ende janë duke qëndruar në zyret e OVL e UÇK-së.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati i cili pritet të dërgohet në Hagë.


Tashmë para zyrave janë rreshtuar edhe pjesëtarë Policisë së Kosovës nga njësia speciale.

E po ashtu në anën tjetër të rrugës, po qëndrojnë edhe disa qytetarë të cilët kanë kundërshtuar arrestimin e Gucatit. /Telegrafi/

120126347 3443877822348294 2585751894417709374 n

120126349 1243717115979643 3764889378823071990 n

120141286 3282013281881088 738886089961184802 n

120246750 1715129171968686 2253276356457720264 n

-----

EULEX-i vazhdon të jetë brenda zyrave të OVL e UÇK-së E plotësuar: Bastisjet e EULEX-it në zyret e OVL e UÇK-së që kanë nisur pak orë më parë janë duke vazhduar ende.

Brenda objektit të Organizatës së Veteranëve janë duke qëndruar pjesëtarë të policisë së EULEX-it.

Ndërkaq tashmë është konfirmuar nga avokati Tomë Gashi, arrestimi i kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati pritet që të dërgohet në Hagë. /Telegrafi/

120192819 1704346953046101 244096680305252584 n

----

Vazhdon bastisja e EULEX-it në zyret e OVL e UÇK-së E plotësuar: Bastisja nga pjesëtarët e EULEX-it në zyrat e OVL  e UÇK-së është duke vazhduar.

Ndërkaq tashmë në vend ngjarje ka arritur edhe avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.

Po ashtu së fundi kanë arritur edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sekretari i OVL  e UÇK-së, Faton Klinaku tha se e nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”.

“Isha në zyre, këta zotëri nuk prezantuan letër për bastisje. Nëse shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre krimineleve, do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë”, tha Klinaku. /Telegrafi/

120123346 967066290463605 2242441063680855687 n

120159243 670287233874156 1474502307899950979 n

120106077 363477291361996 3008298741089827440 n 1

120115899 368767060822982 3701045890106160123 n

120163627 917775671965249 1455542276935906768 n

---

EULEX bastisë zyrat e OVL-UÇK-së

Pjesëtarë të EULEX-it, pak minuta më parë kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyreve, kurse ende nuk dihet arsyeja. Kujtojmë se dje Gjykata Speciale ka nisur arrestimet e para, ku ka arrestuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa. 

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet.

120115228 947572992375917 7227709762708145903 n

120203387 3293708217343320 5536479926223667681 n

unnamed 4 2