LAJMI I FUNDIT:

EU vs Disinfo: Rusia me propagandë dhe dezinformata po sulmon zgjerimin e NATO-s me anëtarë të rinj

EU vs Disinfo: Rusia me propagandë dhe dezinformata po sulmon zgjerimin e NATO-s me anëtarë të rinj

Rritja e tensioneve në kufirin me Ukrainën dhe tentimi i Rusisë për të nxitur detsabilizim të situatës në Ballkanin Perëndimor përmes Bosnjës e Hercegovinës, ka rritur debatet për anëtarësimin e këtyre shteteve në Aleancës Veri-Atlantike.

Debati është përcjellë me shpërndarjen e narrativës dezinformuese ruse kundër zgjerimit të NATO-s me anëtarë të rinj.


Platforma “EU vs Disinfo” ka bërë një zbërthim të kësaj propagande e cila përcjellët kryesisht përmes mediave ruse.

Dezinformata ruse kundër zgjerimit të NATO-s me anëtarë të rinj përcjelljet me shtrembërimin e ngjarjeve historike dhe paraqitjen jo të vërtetë të fakteve.

“Narrativa ruse paraqet zgjerimin e NATO-s si shkelje e drejtpërdrejtë e atyre fjalëve të nderit që u shqiptuan vazhdimisht nga liderët amerikanë dhe disa evropianë në bisedat me udhëheqjen sovjetike, por një shkelje e drejtpërdrejtë e dokumentit që u nënshkrua dhe që të gjithë e lartësuan si model për bashkëjetesë paqësore dhe paqësore dhe krijimi i partneritetit midis Federatës Ruse dhe NATO-s”, shkruan kjo platformë.

Mirëpo, faktet historike tregojnë se një narracion i tillë është i rrejshëm, ndërsa Eu vs Disinfo ka zbërthyer argumentet pro-zgjerimit të NATO-s me anëtarë të rinj.

Zbërthimi i narratives dezinformuese të Rusisë për NATO-n

Nuk ka asnjë provë që ndonjë udhëheqës i vendeve perëndimore i ka dhënë ndonjëherë garanci ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev për premtimin e NATO-s për të mos pranuar anëtarë të rinj. Vetë Gorbachev e kishte mohuar këtë pretendim në një intervistë të 2014-së.

“Tema e ‘zgjerimit të NATO-s’ nuk u diskutua fare dhe nuk u ngrit në ato vite. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Asnjë vend i Evropës Lindore nuk e ngriti këtë çështje, madje as pasi Traktati i Varshavës pushoi së ekzistuari në 1991″, është shprehur ai.

Këto të ashtuquajtura premtime “magjepsje” apo “fjalë nderi”, nuk ekzistonin. Anëtarët e NATO-s nuk kanë marrë kurrë ndonjë angazhim politik ose ligjërisht të detyrueshëm për të mos e shtrirë Aleancën përtej kufijve të një Gjermanie të ribashkuar.

Pas Luftës së Ftohtë, NATO dhe Moska vendosën marrëdhënie të respektit të ndërsjellë, të cilat kulmuan me nënshkrimin e Aktit Themelues mbi Marrëdhëniet Reciproke, Bashkëpunimin dhe Sigurinë ndërmjet NATO-s dhe Federatës Ruse në vitin 1997.

“Shtetet anëtare të NATO-s përsërisin se nuk kanë asnjë qëllim, asnjë plan dhe asnjë arsye për të vendosur armë bërthamore në territorin e anëtarëve të rinj, as nevojë për të ndryshuar ndonjë aspekt të qëndrimit bërthamor të NATO-s ose politikës bërthamore dhe mos parashikoni ndonjë nevojë në të ardhmen për ta bërë këtë”, thuhet në seksionin e katërt i këtij dokument.

Kjo frazë tashmë përmend “anëtarë të rinj”, për të cilin Rusia është pajtuar në atë kohë. /Telegrafi/