LAJMI I FUNDIT:

Estonia e shpall non-grata një diplomat rus, do ta dëbojë nga vendi

Estonia e shpall non-grata një diplomat rus, do ta dëbojë nga vendi

Estonia do ta dëbojë një diplomat rus si kundërpërgjigje ndaj Rusisë ku dëboi një diplomat estonez gjatë javës së kaluar.

Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë thirri ambasadorin rus në vend Aleksandar Petrov dhe i dorëzoi një letër, ku thuhet se një diplomat nga Ambasada Ruse është shpallur person non-grata. Diplomati rus pritet të largohet nga vendi.


“Kjo është një përgjigje ndaj dëbimit të konsullit tonë nga Rusia, siç është zakon në diplomacinë ndërkombëtare dhe mbi bazën e reciprocitetit”, njofton Ministria e Jashtme e Estonisë.

Shërbimet ruse të inteligjencës po tradhtohen nga dobësitë e tyre
Lexo po ashtu Shërbimet ruse të inteligjencës po tradhtohen nga dobësitë e tyre

Ky dëbim është reciprok pasi Rusia e largoi konsullin e Estonisë në Shën Petersburg javën e kaluar. Rusia tha se diplomati Mart Lätte po merrte “dokumente të klasifikuara”, Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë e kishte dënuar veprimin duke e quajtur si provokim.

“Shpresojmë që ky episod të mos dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis Estonisë dhe Rusisë. Estonia vazhdon të jetë e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe konstruktive. Është për të ardhur keq që Rusia ka zgjedhur një mënyrë jo-miqësore për të komunikuar me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj”, përfundon deklarata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori