LAJMI I FUNDIT:

Është zgjedhur femra më e bukur për vitin 2023: Ajo la Margo Robbie në vendin e 90-të

Është zgjedhur femra më e bukur për vitin 2023: Ajo la Margo Robbie në vendin e 90-të

Është publikuar lista e re e renditjes së T.C. Candler, kreator i përzgjedhjes popullore të 100 fytyrave më të bukura të vitit

Sipas edicionit të ri, femra më e bukur në planet për vitin 2023, të paktën sipas kësaj zgjedhjeje, është këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja amerikano-koreane Nancy Jewel McDonough.


Nancy është një yll i k-pop-it, d.m.th. muzika popullore koreano-jugore dhe u bë e famshme me bendin pop të femrave “Momoland”.

Kjo bukuroshe 23-vjeçare ka lindur në Korenë e Jugut, por është rritur në Amerikë, pasi babai i saj Richard është amerikan. Megjithatë, ajo u kthye në vendlindje për të përfunduar shkollën e mesme atje, transmeton Telegrafi.

Siç raporton “CNA Life Style”, pesë femrat e para më të bukura u plotësuan nga influencuesja dhe modelja ruse Dasha Taran, këngëtarja koreane Sana Minatozaki, aktorja hollivudiane Gal Gadot dhe modelja amerikane Jasmine Tookes, e cila vitin e kaluar ishte fituesja e kësaj liste.

Ariana Grande, e cila është në vendin e 79-të, aktorja britanike Emma Watson zuri vendin e 83-të, ndërsa aktorja jashtëzakonisht e njohur dhe e bukur australiane Margot Robbie është vetëm e 90-ta në listë.

Në krye të listës së meshkujve më të bukur të këtij viti ishte aktori amerikano-francez Timothée Chalamet, ndërsa vitin e kaluar ishte në vendin e katërt.

/Telegrafi/