LAJMI I FUNDIT:

Është zbuluar receta e hollësishme farmaceutike e kurës së lëkurës së Marilyn Monroes: Hidratimi i mirë është e gjitha!

Është zbuluar receta e hollësishme farmaceutike e kurës së lëkurës së Marilyn Monroes: Hidratimi i mirë është e gjitha!

Një ndër shembujt e ekspozuar më të rëndësishëm dhe më interesantë sa i përket recetës për kurën e lëkurës, të cilën aktores së famshme ia ka përshkruar dermatologu i famshëm njujorkez me origjinë hungareze, Erno Laszlo

Recetën me instruksione të hollësishme për kurën e lëkurës së fytyrës dermatologu ia ka përshkruar bukuroshes Merilin, më 17 mars 1959, dhe ky dokument tashmë konsiderohet si artefakt, ndër koleksionet muzeore, transmeton Telegrafi.

Receta për kurën e lëkurës fillon me shpjegimin e hollësishëm për kurën e fytyrës në mëngjes:

Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe me sapun Active PHelityl, fërkojeni mirë lëkurën me sapun, pastaj shpëlani me ujë të ngrohtë dhe thajeni lëkurën me peshqir.

Pastaj në lëkurë qitni Erno Lazlo Normaliser Shake-It toner, të cilin do ta hiqni butësisht me shami, ndërsa pastaj qitni nën sy kremin për kurën e kësaj zone, ndërsa pastaj fytyrën mbulojeni me pudër dyfazëshe.

Kura e mbrëmjes ka nënkuptuar theks më të madh në hidratim:

Në lëkurën e fytyrës qitni vaj Active Phelityl, ndërsa kjo nënkupton edhe buzët, si edhe qafën. Produktin qiteni në një copë pëlhure pambuku apo në pambuk derisa të ndieni që vaji praktikisht nuk pik nga fytyra.

Pastaj këtë produkt shpëlajeni nga fytyra, duke ndjekur me kujdes udhëzimet të cilat ju janë dhënë për larje të fytyrës në mëngjes.

Pasi që të keni tharë lëkurën, qitni në gjithë fytyrën, buzë, qafë dhe dekolte kremin për fytyrë Active Phelityl. Kremin qiteni në sasi më të mëdha, pastaj butësisht hiqeni me shami nga lëkura me Controlling losion dhe flini gjumë.

Të gjitha produktet të cilat aktorja i ka përdorur i ka nënshkruar dermatologu i cili ia ka rekomanduar, ndërsa shumica e produkteve të tij mund të blihen edhe sot.

View this post on Instagram

A post shared by MAKEUP MUSEUM (@makeupmuseumofficial) on May 2, 2020 at 10:29am PDT

/Telegrafi/