LAJMI I FUNDIT:

Është shpallur mashkulli i veshur më bukur, çfarë i ndodhi tani?! Aktori me veshje të pazakontë ka mbuluar gjoksin, ndërsa shpinën e ka lënë të zbuluar!

Është shpallur mashkulli i veshur më bukur, çfarë i ndodhi tani?! Aktori me veshje të pazakontë ka mbuluar gjoksin, ndërsa shpinën e ka lënë të zbuluar!

Aktori i ri amerikan, Timothee Chalamet, është një ndër aktorëve tani më të angazhuar dhe më të dëshiruar i Hollywoodit

Famën botërore e ka arritur me rolin e djaloshit i cili eksperimenton me seksualitetin në filmin “Dashuria e fshehur”, ndërsa gëzon famën e mashkullit për të cilin femrat “lënë kokën”.


Timothee tani është shfaqur në Festivalin e 29-të të Filmit në Venecie, në premierën e filmit të tij të ri romantik horror, ‘Bones & All’ dhe ka bërë një bujë të përgjithshme, transmeton Telegrafi.

Në vend të veshjeve solemne, aktori ka veshur pantallona të kuqe dhe maramën e cila me një pjesë të rikujton kravatën. Megjithatë, kur është kthyer mbrapa, fotoreporterët shkrepën fotoaparatet pa ndërprerë duke fotografuar shpinën lakuriq, ndërsa ai me kënaqësi pozonte me koleget e veta.

Kjo veshje është bërë temë kryesore në rrjetet shoqërore, posaçërisht nëse kihet parasysh që aktori është shpallur mashkulli i veshur më së miri.

Titullin miklues e mori falë imazhit të tij mbresëlënës dhe stilit i cili nuk turpërohet të ekspozohet në tapetin e kuq.

Pas vetes në listë ka lënë aktorin Brad Pitt, këngëtarin Lil Nasa X, futbollistin e famshëm David Beckham e të tjerë.

Shumica konsiderojnë që tani e ka kaluar kufirin, sidomos ata që më parë shprehnin pakënaqësinë e tyre sepse burra si Brad Pitt filluan të vishnin funde.

Gjatë viteve të kaluara, Timothee Chalamet hasi shumë spekulime dhe thashetheme për jetën e tij të dashurisë. Kur ai një herë tha se ai i konsideronte fluide dashurinë dhe seksualitetin, filluan thashethemet se ai në të vërtetë po përpiqej ta paraqes veten si homoseksual.

Aktori më vonë shpjegoi se “deklarata e tij ishte nxjerrë jashtë kontekstit” dhe se donte të thoshte se sa mirë është që të rinjtë sot kanë më shumë zgjedhje dhe liri.

/Telegrafi/