LAJMI I FUNDIT:

A është rrezik nëse jeni shtatzënë dhe rrëzoheni?

A është rrezik nëse jeni shtatzënë dhe rrëzoheni?

A duhet të bëheni merak?

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725


Ndodhë shpesh që një grua shtatzënë të rrëzohet dhe të merr lëndime të lehta, por ndonjëherë kjo mund të paraqesë rrezik për shtatzënën dhe për beben.

Trupi i shtatzënës e mbron beben. Muret e mitrës janë të trasha dhe muskuli i mitrës e mban beben të sigurt.

Lëngu amnial, poashtu mbron duke shërbyer si amortizues i goditjeve.

Në fillim të shtatzënisë, mitra gjendet prapa ashtit të pelvikut dhe nëse rrëzoheni, kjo në shumicën e herave nuk paraqet ndonjë rrezik.

Në javët e mëvonshme të shtatzënisë, domethënë gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë, nëse shtatzëna rrëzohet, kjo mund të jetë me rrezik, sidomos nëse goditet barku në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në këtë rast shtatzëna mund të fitojë kontraksione të mitrës, mund të ketë rrjedhje të lëngut amnial ose mund të ndodhë shkolitja e placentës (abrupcioni i placentës).

Patjetër konsultohuni me mjekun nëse rrëzoheni, sidomos nëse keni dhimbje barku, gjakderdhje vagjinale ose nëse nuk i ndieni lëvizjet e bebes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori