LAJMI I FUNDIT:

Është miratuar nga FDA një medikament për trajtimin e alopecisë areata të rëndë te të rriturit

Është miratuar nga FDA një medikament për trajtimin e alopecisë areata të rëndë te të rriturit

Ilaçi i ri u testua te pacientët që kishin të paktën 50 për qind rënie të flokëve të kokës për më shumë se 6 muaj

Për trajtimin e alopecisë areata të rëndë te të rriturit, në të ardhmen do të përdoret medikamenti Leqselvi, i miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA për kompaninë Sun Pharma.

Tabletat Leqselvi (deuruxolitinib) prej 8 mg janë frenues selektivë oralë të Janus kinases JAK1 dhe JAK2.


Ky ilaç synohet të përdoret dy herë në ditë. Në prova, tri efektet anësore më të zakonshme ishin dhimbja e kokës, aknet dhe nazofaringiti, transmeton Telegrafi.

Trajtimi i alopecisë së rëndë tregoi rezultate të shkëlqyera në 30 për qind të të testuarve

Miratimi i medikamentit të ri u bazua në të dhënat nga provat klinike të randomizuara të THRIVE-AA1 dhe THRIVE-AA2, të kontrolluara me placebo, të fazës 3, të cilat përfshinin një total prej 1.220 pacientësh me alopecia areata të cilët kishin të paktën 50 për qind humbje të flokëve të kokës për më shumë se 6 muaj.

Gjatë 24 javëve, më shumë se 30 për qind e pacientëve që merrnin ilaçin Leqselvi arritën ≥80 për qind mbulim të kokës me qime.

Sipas deklaratës së FDA-së, një të katërtës së pacientëve u ishin kthyer pothuajse të gjitha flokët e kokës pas 24 javësh (≥90 për qind mbulim).

Çfarë është alopecia areata?

Alopecia areata është një sëmundje e zakonshme autoimune e lëkurës, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit tonë i konsideron indet e shëndetshme si të rrezikshme dhe fillon t’i sulmojë ato. Sëmundja shkakton rënie të flokëve në lëkurën e kokës, fytyrë dhe ndonjëherë në pjesë të tjera të trupit, si sqetullat ose këmbët. Njerëzit me alopecia areata më së shpeshti humbasin flokët në copa ose njolla rrethore në madhësinë e një monedhe në lëkurën e kokës, por në raste më të rënda mund të humbasin të gjithë flokët e tyre.

Edhe pse alopecia areata mund të shfaqet në çdo moshë, shumica e individëve e zhvillojnë sëmundjen në moshë më të hershme. Më shumë se 80 për qind e rasteve shfaqin shenja të sëmundjes para moshës 40 vjeçare dhe 40 për qind e pacientëve përjetojnë simptoma deri në moshën 20 vjeçare. Hulumtimet tregojnë se gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë alopecia areata sesa burrat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dieta më e kërkuar në 2017-n: Për shtatë ditë heq 7 kilogramë!

Dieta më e kërkuar në 2017-n: Për shtatë ditë heq 7 kilogramë!

Kalo në kategori