Fermin Lopez ka lavdëruar publikisht shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Lamine Yamal, duke e quajtur “lojtarin më të mirë në botë”.

Mesfushori i Barcelonës ka thënë se bashkëkombësi i tij është futbollisti më i mirë në botë.


“Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë, prandaj të gjithë flasin për të", tha Lopez, duke theksuar talentin dhe ndikimin e madh të 18-vjeçarit.

Yamal ka bërë bujë në futbollin evropian me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme që në moshë shumë të re. Ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 39 asistime në 112 ndeshje për Barcelonën që nga debutimi në moshën 15-vjeçare.

Sezonin e kaluar, Yamal ishte figurë kyçe në suksesin e Barçës, duke ndihmuar klubin të fitojë tripletën vendase dhe duke u bërë një nga lojtarët më të ndjekur në botë.

Megjithëse përfundoi i dyti pas Ousmane Dembele në garën për Topin e Artë, ambicia e tij për të fituar trofe individualë dhe kolektivë mbetet e palëkundur.

Presidenti i Barcelonës dhe agjenti i lojtarit besojnë se Yamal do të vazhdojë të dominojë futbollin botëror, duke qenë tashmë një simbol i brezit të ri të futbollistëve elitarë. /Telegrafi/

telegrafi sport app