Trajneri portugez, Jose Mourinho, ishte sërish në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, në të cilën Benfica e tij mundi Napolin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi.

Mourinho regjistroi një triumf të ri në garën elitare dhe u shfaq në konferencën për shtyp pas ndeshjes me një çantë shpine.


Gazetarët u interesuan për atë që kishte në çantë shpine dhe e pyetën “Special One” nëse mund të ishte një dhuratë për ta, dhe ai më pas i befasoi me një përgjigje.

Në çantë ishte fanella e futbollistit kundërshtar Scott McTominay, një yll i Napolit i cili ka një lidhje të veçantë me Mourinhon.

“Jo, kjo në çantë është e imja. Është fanella e Scott McTominay. E prezantova me botën e futbollit, e vura Paul Pogba në stol te Manchester United për shkak të tij. Më e pakta që mund të kishte bërë ishte të më jepte fanellën e tij", zbuloi ‘Mou’.


Mourinho foli për fillimin e karrierës së McTominay, teksa i dha atij mundësinë të debutonte në futbollin e ekipit të parë, në ndeshjen e xhiros së 35-të të sezonit 2016/17 të Ligës Premier.

Pastaj e futi në lojë për gjashtë minuta dhe më pas, në ndeshjen e fundit të atij sezoni, i dha mundësinë të luante një ndeshje të tërë.

McTominay lulëzoi vërtet vetëm pasi u largua nga United për në Napoli, ku ishte lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe e udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionatit italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app